Staff

Znj. Liliana Dango

Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e QKSHK-së.

Ajo është trajnere me eksperiencë në vlerësimin e kapaciteteve të OJF-ve dhe institucioneve publike. Ka eksperiencë të gjatë në menaxhimin financiar dhe administrativ të fondeve të përfituara nga donatorë të ndryshëm. 20 vitet e eksperiencës së saj në shoqërinë civile, përfshijnë eksperiencën kërkimore me personat me aftësi të kufizuar. Znj. Dango mbikëqyr realizimin e suksesshëm të projekteve të QKSHK-së, si dhe është përgjegjëse për aktivitetet e advokimit dhe të marrëdhënies me publikun.

Znj. Valentina Erindi

Koordinatore për Agjencinë e Punësimit Melisa.

Ka mbaruar për financë. Ajo ka 20 vjet eksperiencë në menaxhim financiar dhe administrativ dhe i është bashkuar QKSHK-së në vitin 2009, fillimisht si financiere dhe në vazhdim si koordinatore për Agjencinë e punësimit. Gjithashtu Znj. Erindi mbështet dhe zbatimin e aktiviteteve të Qendrës.

Znj. Floresha Shehu

Financiere, ka mbaruar për financë.

Ajo ka 20 vjet eksperiencë në menaxhim financiar dhe administrativ dhe i është bashkuar QKSHK-së në vitin 2018. Znj. Shehu merret me çështjet financiare dhe administrative të Qendrës, gjithashtu mbështet dhe zbatimin e aktiviteteve.

Zj. Afërdita Gjoka

Asistente koordinatore, ka mbaruar për menaxhim biznes dhe operatore sociale.

I është bashkuar QKSHK-së në vitin 2017. Zj. Gjoka meret me hartimin dhe koordinimin e aktiviteteve, adresimin dhe lehtesimin e ndjekjes të problemeve etj.