Rreth nesh

Qendra Kombetare per Sherbime Komunitare (QKSHK) eshte nje OJF e pavarur Shqiptare, misioni i se ciles eshte te asistoj dhe te luaj nje rol ne sektore te ndryshem per zhvillimin e komunitetit dhe te ngritjes se kapaciteteve.
QKSHK eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranes ne 28 Dhjetor 1998 nen emertimin Qendra Shqiptare per Zhvillim Komunitar dhe eshte rikrijuar me qellime dhe misione te reja ne 10 Prill 2007.
Misioni i QKSHK-se eshte te ofroj sherbime per nevoja te ndryshme te komuniteteve ne fushen e shendetit publik, shkencat humane, mireqenien sociale, ngritje te kapaciteteve te komuniteteve, ndergjegjesim publik, si dhe bashkepunime me komunitetet dhe familjet per adresim te nevojave me imediate te njerezve ne Shqiperi. Nepermjet mbeshtetjes sone, synojme te promovojme ndryshime afatgjata, duke i aftesuar familjet drejt vet-mbajtjes.
Ne perputhje me misionin e vet, QKSHK ka realizuar me sukses disa projekte. Kjo ne saje te angazhimit te vet Qendres, punes se stafit, si dhe maredhenieve shume te mira me partnere te ndryshem.
QKSHK fokuson aktivitetet e saj drejt grupeve me vulnerable siç jane komunitetet rurale, grate, komunitetet rome dhe grupe qe vuajne nga semundje apo paaftesi, persona socialisht te perjashtuar, persona me te ardhura te uleta, nxenes shkollash dhe te rinj, persona te infektuar me HIV, etj.

Tre boshtet ne te  cilen QKSHK mbeshtet punen dhe strategjine ne vend jane:
(1) Ofrim i asistences dhe trajnimeve komuniteteve ne Shqiperi, organizatave si dhe strukturave te ofruesve te sherbimeve ne nivel vendor. (2) Ofrim te sherbimeve individeve socialisht te perjashtuar si Personat qe jetojne me HIV, LGBT (Lesbik, Gay, Biseksual, dhe Transvestit) si dhe grupet e minoriteteve etnike; (3) organizim te inisiativave nder-sektoriale me fokus te veçante çeshtjet gjinore, mjedisit dhe shendetit.
Qe ne krijimin e vet, QKSHK ka zhvilluar  aktivitetet e meposhtme, drejt krijimit te nje kulture per nje shendet dhe mjedis me te mire dhe komunitet me te mireorientuar persa i perket çeshtjeve gjinore:
Zhvillim komuniteti:. QKSHK fuqizon komunitetet socialisht te perjashtuar nepermjet ofrimit te sherbimeve dhe permiresimit te aftesive te tyre per jeten, per integrimin me te mire te tyre ne shoqeri.
Trajnime: QKSHK ofron trajnime per zhvillimin e organizatave ne çeshtjet gjinore, mjedis dhe shendet; edukim bashkemoshatar per IST, shendetin seksual dhe riprodhues per grupe te ndryshme, dhe aftesime te tjera profesionale per insitucione dhe individe (ofrues sherbimesh shendetesore, infermiere, punonjes sociale).
Advokim: QKSHK mbeshtet OJF-te te cilat punojne ne fushen e shendetit, mjedisit dhe çeshtjet gjinore per te promovuar dhe mbrojtur te drejtat dhe mireqenien e njerezve ne nevoje dhe grupeve komunitare, nepermjet informimit, edukimit, mbeshtetjes dhe perfaqesimit.
QKSHK ne menyre te vazhdueshme ofron sherbime keshillimore ne Ngritjen e Aftesive per Menaxhimin Financiar, trajnime per Qendrueshmerine Financiare dhe Menaxhimin e Qendrueshem te OJF-ve.

 

Foto_rreth nesh

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s