Agjencia e punësimit “Melisa”

Qendra jonë prej 9 vitesh ofron shërbimin e agjencisë së punësimit për gratë. Llojet kryesore të punëve për të cilat ndërmjetësojmë janë:

  • punëtore shtëpie,
  • pastruese lokali, hoteli;
  • kujdestare fëmijësh;
  • kujdestare të moshuarish,
  • shitëse etj.

Falë qëndrueshmërisë së Agjencisë sonë kemi kërkesa të rregullta nga familje ose biznese për të ndërmjetësuar për punësim.

Qendra organizon trajnime të rregullta për gratë që do të punojnë si punëtore shtëpie, kujdestare fëmijësh ose të moshuarish, duke krijuar kështu një njohje nga afër të personalitetit të çdo gruaje të cilën punësojmë, si dhe duke rritur aftësitë e tyre profesionale.

Stafi ynë ka eksperiencë 13-vjeçare në ndërmjetësimin për shërbimet në familje.

Personat e interesuar për të punësuar ose për tu punësuar mund të telefonojnë ose të shkruajnë në:

Celular:                 0672663140, 0665703713

Telefon fiks:        +355 4 2273247

E-mail:                nccs.albania@gmail.com.

 

Advertisements