XXXII Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave të marxhinalizuara

Donatori: Philip Morris Albania sh.p.k.

Afati:  Maj 2015-Prill 2016

Objektivat e projektit:

1: Ngritja e kapaciteteve të grave në nevojë për ri-integrimin e tyre social dhe ekonomik në tregun e punës dhe shoqëri.

2:  Promovimi i sigurisë ekonomike nëpërmjet fuqizimit ekonomik të grave në nevojë.

Aktivitetet kryesore të projektit:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të grave (të paktën 20 banore të njësive bashkiake të Kombinatit, Kinostudios, Laprakës, gratë e burgut “Ali Demi” në Tiranë)
  • Rritja e aftësive profesionale dhe sociale të grave në nevojë
  • Ndjekja e rasteve të 20-40 grave duke i mbështetur ato në çështje social-ekonomike.
  • Krijimi dhe vënia në përdorim e një sistemi të dhënash mbi kërkesat aktuale të tregut të punës, duke përfshirë edhe për shërbimet në familje (infermiere shtëpie, kujdestare shtëpie dhe kujdestare për fëmijë)
  • Ndërmjetësim për punësimin e disa grave ish-të dënuara dhe grave rome dhe egjiptiane,
  • Angazhimi i autoriteteve lokale për të punësuar disa gra në njësitë bashkiake përkatëse
  • Mbështetja e secilës grua gjatë punësimit të tyre dhe ofrimi i këshillave sesi të dinë të mbajnë vendin e tyre të punës
  • Vlerësimi i ecurisë së secilës grua të përfshirë në projekt duke nxjerrë mësime nga kjo eksperiencë.

Trajnim_19 tetor 2015_7

 

 

 

 

DSC07002

 

 

 

 

 

Trajnim i grave për shërbime në familje