Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë_2018-2019

Donator: BE, zbatues: UNDP.

Kohezgjatja e projektit: Shtator 2018-Gusht 2019

Target Grup: Gra në nevojë, gra rome, gra në konflikt me ligjin, gra me aftësi të kufizuar banore të Tiranes

Përshkrimi i projektit:

Projekti do të ndërmjetësojë për punësimin e 200 grave në nevojë, të 5 grave në konflikt me ligjin, të 3 grave me aftësi të kufizuar, të 5 grave rome & egjyptiane; do të punësojë të paktën 30 gra në nevojë; do të realizojë 20 trajnime me 200 gra në nevojë. Gratë e synuara do të jenë banore në bashkinë e Tiranës. Ndërmjetësimi për punësim do të realizohet duke intervistuar gratë punëkërkuese, regjistruar të dhënat e tyre, kontaktuar familjet dhe bizneset punëdhënëse, realizuar intervista të përbashkëta dhe ndjekur gratë me këshilla pas punësimit të tyre. Do të krijohet një databazë në eksel me të dhënat personale të grave, me eksperiencën e tyre të punës, preferencat për punësim, pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Trajnimet do të ofrohen duke përdorur materiale mësimore të përgatitura nga QKShK me shkrim, video edukative të përshtatura në shqip, diskutime në grup dhe shkëmbime eksperiencash nga pjesëmarrëset me më shumë eksperiencë. Në përfundim të trajnimeve do të jepet një çertifikatë trajnimi. Artikuj informative mbi projektin, trajnimet, punësimet do të publikohen në faqen e internetit të QKShK-së, në Facebook.

Advertisements