Rritje e kapacitetit të komunitetit të Fushë Arrëz-it për ruajtjen e farave lokale bujqesore, arrore dhe frutore

Donator:                                  Bashkimi Europian

Kohëzgjatja e projektit:  1 Dhjetor 2015-1 Nëndor 2016

Grupi i përfituesve: fermerët e zonës së Fushë-Arrëzit, komuniteti lokal, organet vendore, Banka Kombëtare e Farave, OJF-të e mbrojtjes së biodiversitetit etj.

Përshkrimi i projektit: 

Projekti synon të mbrojë varietetet lokale të bimëve bujqësore, të arrorëve dhe frutave të zonës së Fushë-Arrëzit, përmes eksplorimit, identifikimit, grumbullimit, dhe ruajtjes së farave si dhe nëpërmjet aktiviteteve edukuese e ndërgjegjësuese. Humbja e biodiversitetit të farave bujqësore është një problem që ka prekur Shqipërinë pas viteve 90, kur farat lokale u zëvendësuan në masë nga farat hibride. Tani shumë varietete farash lokale rrezikojnë zhdukjen për këtë arësye. Gjatë projektit do të grumbullohen dhe depozitohen në Bankën Kombëtare të Farave të paktën 10 fara lokale; do të trajnohen  65 fermerë se si të kultivojnë varietetet lokale të farave; do të realizohet një dokumentar mbi aktivitetet e projektit; do të publikohet një broshurë me informacion shkencor mbi farat lokale të zonës si dhe do të mbahet një konferencë finale.

 

DSC08183

 

 

 

 

Farë e mbledhur gjatë realizimit të projektit dhe e depozituar në Bankën Kombëtare të Farave