Qeverisje lokale e përgjegjshme nëpërmjet buxhetimit me pjesëmarrje

Projekti ka filluar në Nëntor, është financuar nga Bashkimi Europian, nëpërmjet projektit PACT, i zbatuar nga ALCDF.

Projekti do të realizohet në bashkinë e Pukës dhe Fushë-Arrëzit dhe ka si objektiv shtimin e pjesëmarrjes së komuniteteve lokale në përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit lokal, si dhe shtimin e transparencës dhe të bashkëpunimit të organeve vendore me komunitetet lokale.

Ndër aktivitetet për tu realizuar në kuadër të projektit janë:

  • Trajnim i 8 aktivistëve mbi mekanzimat e qeverisjes lokale, mbi sistemin vendor dhe qendror të taksave, mbi mekanizmin e pjesëmarrjes në qeverisjen lokale, me qëllim që të jenë të aftë të kontribuojnë në proçesin e aprovimit të buxhetit local si dhe të organizojnë komunitetet lokale që të përcjellin prioritetet e tyre tek qeverisja lokale.
  • Uorkshope me komunitetin lokal, në 10 njësitë administrative të FushëArrëzit dhe Pukës, për të marrë prioritetet e komuniteteve në lidhje me buxhetimin lokal.
  • 78 takime me kryetarët dhe kryesitë e fshatrave, lagjeve të Pukës, Fushë-Arrëzit.
  • Dokumentar TV mbi buxhetin lokal dhe pjesëmarrjen e publikut
  • Pjesëmarrja në konsultimin publik të buxhetit financiar lokal nga bashkia e FushëArrëzit dhe Pukës.
  • Pjesëmarrje në takimet e hapura të këshillit bashkiak në lidhje me aprovimin dhe zbatimin e buxhetit.
  • Rekomandime formale për bashkitë. Stafi i projektit do të përgatisë rekomandime për përmirësimin e buxhetit lokal, për përmirësimiin e procesit të aprovimit të tij, si dhe për përmirësimin e zbatimit të tij. Rekomandimet do të bazohen mbi informacionin e mbledhur gjatë takimeve me komunitetet, kryepleqtë e fshatrave.
  • Përgatitja e kërkesave formale për informacion në lidhje me buxhetet lokale, ndjekja e çështjes.

 

logua-e-pact-it-ne-jpeg

Advertisements