Promovimi i ideve inovative për ndërtimin e partneriteteve midis burrave dhe grave për barazi gjinore dhe një shoqëri pa dhunë

Ky është një projekt që po realizohet me mbështetjen e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UN Women, me fonde të Qeverisë Suedeze.

Projekti synon promovimin e barazisë gjinore për gratë me aftësi të kufizuar, nëpërmjet përfshirjes aktive të burrave.

Kjo do të realizohet nëpërmjet ndërgjegjësimit të shoqërisë kundër dhunës ndaj gruas me aftësi të kufizuar. Në kuadër të projektit janë mbledhur 16 histori personale të grave me aftësi të kufizuar mbi jetën e tyre dhe rolin e burrave në të. Mes historive ka shembuj pozitivë, por edhe histori të dhimbshme dhune. Historitë do të publikohen në një broshurë, në shqip dhe anglisht, gjatë muajit Dhjetor.

4 pjesë teatrale (2 histori pozitive dhe 2 negative) do të prodhohen dhe luhen në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës dhe Durrësit gjatë muajve Nëntor dhe Dhjetor.