Përmirësimi i aksesit dhe shërbimit shëndetësor për nënën dhe fëmijën në komunitetet rome

Ky është një projekt i mbështetur nga UNICEF, Albania, dhe synon përmirësimin e aksesit dhe të shërbimit shëndetësor për nënën dhe fëmijën në komunitetet rome, si dhe në shtresat në nevojë, në bashkinë e Fierit dhe të Vlorës.

Gjatë projektit janë trajnuar për vizitat në shtëpi (sipas protokollit të aprovuar nga qeveria si dhe metodologjisë së UNICEF-it) 90 mjekë dhe infermiere të bashkisë së Fierit dhe të Vlorës që mbulojnë shërbimin shëndetësor në fshatrat ku ka komunitete rome (Baltëz, Sektor-Seman, Ferma Clirim, Mbrostar, Drizë, Novoselë, Llakatund, Vlorë qytet) si dhe në fshatrat e tjerë të Fierit me shtresa në nevojë.

Janë realizuar me dhjetëra takime me komunitetet e zonës për ti informuar për kujdesin shëndetësor për nënën dhe fëmijën.

Përgjatë Nëntorit dhe Dhjetorit 2016 do të realizohen nga stafi i trajnuar mbi 550 vizita në shtëpi në familjet rome dhe në nevojë, me fëmijë të moshës 0-6 vjec, apo nëna shtatzanë. Vizitat kanë filluar dhe janë në proces e sipër.

Pamje nga takimet në komunitet

 

Trajnimet me mjekët e Fierit dhe të Vlorës