Parandalimi i perhapjes se IST/ HIV ne komunitetin Rom

 

Donator: Global Fund

Kohezgjatja e projektit: 1 Prill 2011- 31 Mars 2012

Target Grup: Anetaret e komunitetit Rom ne Korçe

Partner/ Bashkepunetore:
VCT (Qendra per Keshillim dhe Testim Vullnetar) ne Korçe

Pershkrim i projektit:

Objektivi kryesor i nderhyrjes sone eshte parandalimi i HIV/ IST ne popullsine rome duke permiresuar nivelin e njohurive rreth HIV /IST, edukates seksuale dhe reduktimit te numrit te rasteve me HIV/ IST si dhe formimin e sjelljeve te shendetshme ne kete komunitet; Vendosja e programeve IEK te pershtatshme per sjellje te shendetshme dhe krijimi i nje rrjeti te edukatoreve bashkemoshatar, moderatore rome te shendetit. Pra aktivitetet e ketij projekti prekin individet, familjet dhe anetare te tjere te komunitetit rom. Njekohesisht duke punuar me kete target-grup ne perpiqemi te arrijme edhe segmente te tjera te popullsise te lidhur direkt ose indirekt.  Nepermjet sesioneve te trajnimeve, tryezave te rrumbullakta dhe aktiviteteve te tjera, ne perpiqemi te permiresojme nivelin e njohurive te tyre ne keto çeshtje delikate, duke ofruar mjete dhe praktika per raste dhe situate te ndryshme.  Jane trajnuar Edukatore Bashkemoshatare per lehtesimin e diskutimeve rreth sjelljeve te rrezikshme qe shkaktojne HIV/IST, edukates seksuale dhe per te drejtuar bashkemoshataret e tyre ne identifikimin e zgjidhjeve te faktoreve rriskues.

Projekt_XIV_parandalimi i perhapjes se IST HIV ne komunitetin rom

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s