Mbështetje emergjente për fëmijët dhe gratë rome

Mbështetje emergjente për fëmijët dhe gratë rome PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike
Donator: REF

Kohëzgjatja e projektit: 19 Gusht – 31 Dhjetor 2013

Target Grup: Familjet rome të dëbuara nga vendbanimet e tyre në rrugën e Kavajës, Tiranë.

Përshkrim i projektit: Qëllimi i projektit është që të ofrojë dhe sigurojë mbështetje të plotë për fëmijët dhe anëtarët e dëbuar të komuniteti rom në zonën e Selitës në Tiranë, duke përfshirë regjistrimin dhe frekuentimin e rregullt të fëmijëve të këtij target grupi, duke ofruar mbështetje sociale, ndihmë mjekësore, këshillim psikologjik për ta.

– Regjistrimi i fëmijëve romë në kopshte dhe shkolla fillore.

  • 34 fëmijë u regjistruan në një shkollë fillore sipas marrëveshjes së firmosur mes Regional Education Agency dhe drejtorit të shkollës. Ata kanë treguar progres në performancën e tyre akademike.
  • 10 shkuan në një kopsht publik në Tiranë dhe prindërit e tyre kanë shfaqur interes për të marrë pjesë rregullisht duke qenë se është krijuar një ambient mjaft miqësor.
  • Përgjatë projektit u organizuan tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues nga Ministria e Edukimit dhe Drejtoria Rajonale e Edukimit për të zhvilluar politika rreth cështjeve të ndryshme që lidhen me të drejtën e fëmijëve romë për edukim dhe luftën kundër diskriminimit dhe izolimit.

– Përmirësim i performancës akademike – pavarësisht rrjedhshmërisë dhe vështirësisë në gjuhën shqipe, fëmijët janë në gjendje të shkruajnë dhe lexojnë. 10 fëmijë kanë përmirësuar aftësitë e tyre dhe kanë rrjedhshmëri në shqiptimin e fjalëve dhe logjikë matematikore. Të gjithë fëmijët kanë përfituar nga mbështetja jashtë-shkollore dhe ekstrakulikulare të ofruar gjatë implementimit të projektit. Prindërit u përfshinë gjithashtu në diskutime të ndryshme me fokus rëndësinë e edukimit dhe ndihmën që duhet t’u japin fëmijëve për detyrat e shtëpisë.

– Regjistrimi i fëmijëve romë – 17 fëmijë romë u ri-regjistruan gjatë 2013-2014 përmes insistimit të implementuesve të projektit, duke diskutuar me familjet dhe vetë fëmijët.

– Rritja e ndërgjegjësimit – përmes diskutimeve me grupet e fokusit qe u organizuan, 188 gra dhe vajza, 59 meshkuj u informuan rreth temave te ndryshme (shendeti, edukimi, higjena atj)

 

Projekt_XXVII_Mbeshtetje emergjente per grate dhe femijet rom

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s