Fuqizimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi mbi ndërmarrjet sociale 2019-2021

Titulli i projektit: Fuqizimi ekonomik i qëndrueshëm i grave të margjinalizuara dhe ndërgjegjësimi mbi ndërmarrjet sociale.

Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj. Fillimi: Korrik 2019.

Financuar nga: Ambasada Hollandeze.

Shtrirja e projektit: bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan.

 Objektivi i përgjithshëm:

Mbështetja e fuqizimit ekonomik të grave si një masë kundër dhunës ndaj grave, me fokus grate vulnerabël si psh. grate viktima të dhunës, gratë që banojnë në zona të largëta të bashkive të synuara.

Objektivat specifikë:

Objektivi 1: Rritja kapaciteteve të grave vulnerabël me synim riintegrimin social dhe ekonomik të tyre në tregun e punës dhe në shoqëri (nëpërmjet trajnimeve).

Objektivi 2: Ndërmjetësimi për punësimin e grave vulnerabël me synim promovimin e sigurisë së tyre ekonomike.

Objektivi 3: Advokimi për barazinë gjinore përmes takimeve komunitare që përfshijnë burrat.

Objektivi 4: Advokimi për krijimin e ndërmarrjeve sociale në 5 rajone të ndryshme të Shqipërisë

Grupet e përfituesve: 1. Gra të moshës së mesme. 2. Gra kryefamiljare. 3. Gra pa shkollë; 4 Gra nga zonat rurale; 5. Gra rome dhe egjyptiane; 6. Burra; 7. OJF që punojnë me grate; 8. Ministria e Shëndetit dhe Kujdesit Social.