Buxhetim me pjesëmarrje për qeverisje vendore më të përgjegjshme

Donator: Bashkimi Europian.

Kohëzgjatja: Nëntor 2016-Nëntor 2017.

Vendi i zbatimit: Pukë, Fushë-Arrëz.

Synimet e projektit: zbatimi dhe aprovimi i buxhetit lokal nëpërmjet pjesëmarrjes së rritur të komunitetit lokal, sidomos të rinjve.

Grupet e synuara: komuniteti lokal, qeverisja vendore, të rinjtë.

Aktivitetet: trajnimi i të rinjve mbi buxhetimin me pjesëmarrje; 10 takime në komunitet me banorët e njësive administrative të Pukës dhe Fushë-Arrëzit për të marrë prioritetet për zhvillimin lokal; 4 cështje të ndjekura pranë bashkisë Pukë dhe Fushë-Arrëz duke zbatuar ligjin “Për të Drejtën e Informimit”; pjesëmarrje e të rinjve në takimet e këshillit bashkiak; 10 rekomandime mbi menaxhimin e mirë të buxhetit lokal.

Foto nga disa nga aktivitetet:

trajnimi-ne-puke takim-ne-komunitet_fierze takim-ne-komunitet_fushe-arrez

 

Trajnim i të rinjve në Pukë mbi buxhetimin me pjesëmarrje.

 

 

 

 

Takim me komunitetin lokal në Fierzë.

 

 

 

Takim me komunitetin lokal në Fushë-Arrëz.

 

Advertisements