Munde dhunën, thyeje heshtjen!

Donatori: Ky projekt mbështetet nga programi “Fuqizimi I Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), I financuar nga qeveria suedeze.

Kohëzgjatja: Janar 2018-Mars 2019

Përshkrim: 

Projekti do të realizohet në bashkitë e Fushë-Arrëzit, të Pukës dhe të Shkodrës.

Synimi i projektit është përmirësimi i ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë,përfshirë komunitetin lokal, strukturat vendore, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje.

Objektivat specifikë:

  1. Shtimi i bashkëpunimit të strukturave vendore me policinë dhe mekanizmin e referimit për parandalimin dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.
  2. Shtimi i bashkëpunimit reciprok mes komunitetit lokal dhe policisë, mekanizmit të referimit, për parandalimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje.

 Aktivitetet, përmbledhtasi,  të projektit janë:

Aktiviteti 1: Trajnim me stafin mjekësor të qendrave shëndetësore dhe krytarët e njësive administrative. Në 15 qendra shëndetësore të bashkive të projektit do të realizohen trajnime me stafin shëndetësor të qendrës dhe kryetarin e njësisë administrative. 150 personel mjekësor dhe 15 kryetarë njësish admnistrative do të trajnohen mbi mekanizmat mbrojtës kundër dhunës në familje.

Aktiviteti 2: Trajnim me policët e komisariateve. 20 Policë gjithsej, 10 policë në Komisariatin e Shkodrës dhe 10 policë në Komisariatin e Pukës do të trajnohen mbi mekanizmat mbrojtës kundër dhunës në familje.

Aktiviteti 3: Trajnim me të rinjtë. 5 trajnime do të organizohen me të rinjtë në gjimnaze. 75 të rinj do të trajnohen mbi mekanizmat mbrojtës kundër dhunës në familje.

Aktiviteti 4: Takime edukuese nga stafi mjekësor dhe policia me gratë. Në 50 ambulanca do të mbahen takime edukuese me gratë/vajzat lokale për ti informuar dhe edukuar mbi mekanizmat e mbrojtjes kundër dhunës në familje.

Aktiviteti 5: Dokumentar mbi dhunën në familje. Do të realizohet një dokumentar 20-25 minuta i gjatë, i cili do të intervistojë viktima të dhunës në familje, do të japë të dhëna mbi situatën e dhunës në familje në rajon, do të shpjegojë mbrojtjen që shteti i ofron viktimave të dhunës.

Aktiviteti 6: Mbështetje financiare për cështje të dhunës në familje. 5 gra/fëmijë të dhunuar do të mbështeten financiarisht dhe me këshilla ligjore për zgjidhjen e çështjeve ligjore apo administrative të lidhura me dhunën në familje, përfshirë divorc, heqje përgjegjësie prindërore etj.

Advertisements