Në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Austri

Nga Eglantina Shano

Jam një ndër vullnetaret që NCCS ka dërguar në Austri për të ndihmuar fëmijët me aftësi ndryshe. Gjatë vitit 2018-2019 punova pranë organizatës Caritas në një qendër për fëmijët me aftësi ndryshe. Pasi mbarova degën e psikologjisë, nuk mu dha mundësia të punoja në profesionin tim, dhe mendova se puna si vullnetare me këta fëmijë do të ndihmonte fëmijët, por dhe do të hidhte bazat e zhvillimit tim profesional. Puna me fëmijët ka qenë e vështirë, por ishte dhe një sfidë e cila më mësoi shumë. Prej fëmijëve mora shumë dashuri pa kushte. Gjithë lodhjen e ditës e harroja nën shoqërinë e ngrohtë të tyre. Tani jam më e duruar, i kuptoj më mirë fëmijët, si dhe kam zbuluar mënyra të reja për ti ingranuar fëmijët me aftësi ndryshe në shoqëri. Kuptova se duhet të jemi mirënjohës që kemi shëndetin. Shumë njerëz kanë dëshirën më të madhe në botë të kenë shëndetin, kurse ne megjithëse e kemi, nuk jemi të kënaqur.

Pas kthimit në Shqipëri synoj të vazhdoj të punoj me këtë grup.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.