Organizohet trajnimi per bebisiter, kujdestare në Tiranë; dhjetor 2019

Trajnimi për muajin dhjetor, në kuadër të projektit “Forcimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi mbi ndërmarrjet sociale”, u organizua në Tiranë. Kursi zgjati 5 ditë. Ditën e parë pjesëmarrëset u njohën me projektin, donatorin, stafin e NCCS-së. Secila nga gratë prezantoi veten, ambicjet, eksperiencën e saj. Këtë ditë u trajtua tema e punëve të shtëpisë: përdorimit të elektroshtëpiakeve, etikës së punës etj.

Ditët në vijim u trajtuan temat e kujdesit për të moshuarit, kujdesit për fëmijët dhe e tregut të punës. Gjatë këshillimit për kujdesin ndaj fëmijës, mjekja këshilloi që nëse fëmija bëhet banjo për uljen e temperaturës së lartë  uji duhet të ketë temperaturë jo më të ftohtë se të banjos së zakonshme, sepse fëmija duhet të bëjë 10 minuta banjo për uljen e temperaturës, dhe nëse uji është I vakët, fëmijës mund ti ulet ndjeshëm temperatura e trupit. Kjo u theksua veçanërisht sepse disa pjesëmarrëse në takim këmbngulnin për përdorimin e ujit të vakët.

Pas përfundimit të trajnimit, gratë u pajisën me çertifikata trajnimi.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.