Lançohet projekti “Fuqizimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi për ndërmarrjet sociale”

U lançua në 22 tetor  projekti “Fuqizimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi për ndërmarrjet sociale”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe realizuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare. Ishin prezent në takim ambasadorja hollandeze Znj. Guusje Korthals Altes, Zv. ministrja  e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen, Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Bardhylka Kospiri, Drejtorja Ekzekutive e NCCS-së, Znj. Liliana Dango, përfaqësues nga bashkia e Tiranës, nga shoqëria civile etj. Në takim u diskutua mbi mbështetjen e fuqizimit të grave dhe punën që është bërë në këtë drejtim nga ambasada hollandeze, qeveria, bashkia e Tiranës dhe shoqëria civile. Ambasadorja hollandeze, Znj. Altes, theksoi se edhe në një shoqëri të përparuar si ajo hollandeze ka ende punë për të bërë në drejtim të barazisë gjinore. Ambasada hollandeze është duke realizuar programin MATRA, i cili synon forcimin e gruas në shoqërinë shqiptare. Hollanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe ky program është në kuadër të kësaj mbështetjeje.

Zv. ministrja Znj. Kospiri, përmendi buxhetimin gjinor si një risi në formën e buxhetimit, e cila është zbatuar nga 14 ministri. Një mekanizëm tjetër që do te shërbejë për mbështetjen e shtresave në nevojë është ndërmarrja sociale. 3 ndërmarrje sociale janë liçencuar tashmë nga ministria. Qeveria do të mbështesë me fonde ndërmarrjet sociale për punësimin e shtresave në nevojë.

Zv.  Ministrja e Financave, Znj. Sorensen, deklaroi se ka një trend pozitiv në punësimin e grave. Në vitet e fundit është rritur me 11% pjesmarrja e gruas në forcën e punës. Shqipëria në rajon ka pjesëmarrjen më të lartë të gruas në forcën e punës. Sipas ministers, në vitin 2020 pritet të fillojë një program i ri për mbështetjen e shërbimeve komunitare.

Znj. Dango, drejtorja ekzekutive e QKShK-së, bëri një prezantim të shkurtër të projektit, i cili synon ndërmjetësimin për punësim të 400 grave dhe trajnimin e 210 grave për shërbime në familje, gjatë 2 viteve.

Pjesëmarrësit diskutuan në takim mbi punësimin e grave në fasoneri, ku pati kritika për fabrika të caktuara të cilat nuk paguajnë në kohë, por dhe u theksua se në Shqipëri tashmë prodhohet për markat më të mira në botë duke respektuar standarte të larta pune.

Projekti “Fuqizimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi për ndërmarrjet sociale” do të zgjasë 2 vjet etj.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.