Studim “Monitorimi i zbatimit të reformës së ndihmës ekonomike dhe rekomandime”

Gjatë vitit 2018-2019 NCCS realizoi një sondazh në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër, me 502 familje në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike ose u është refuzuar ndihma, me qëllim për të monitoruar dhe analizuar realizimin e reformës së ndihmës ekonomike të vitit 2016. Reforma e ndihmës ekonomike ka thjeshtuar ndjeshëm procedurat dhe dokumentacionin e kërkuar për marrjen e ndihmës ekonomike. Të dhënat e dixhitalizuara kanë mundësuar një kontroll më të mirë të gjithë proçesit dhe të abuzimeve të mundshme me të. Ndër problemet e identifikuara me skemën nga sondazhi dhe analizimi i legjislacionit janë: mungesa e një vlere zyrtare të minimumit jetik; mos-indeksimi i masës së ndihmës ekonomike me indeksin e çmimeve të konsumit; pakësimi i fondit të ndihmës ekonomike ndër vite; mos-matja e nivelit të varfërisë pas vitit 2012, mos-plotësimi në çdo rast i formularëve të aplikimit, mos-funksionimi në praktikë i sistemit të ankimimit, mungesa e transparencës mbi autoritetin përgjegjës për përcaktimin e algoritmit të formulës së pikëzimit, dhe të vetë formulës së pikëzimit etj.

Gjeni bashkangjitur studimin e QKShK-së të realizuar me të dhënat e sondazhit dhe bazuar mbi analizën e legjislacionit. Ky studim rekomandon disa masa të cilat mund të përmirësojnë aksesin e familjeve në nevojë ndaj mundësive të punësimit dhe të pakësojnë nevojën e tyre për ndihmë ekonomike. Disa nga masat e propozuara: Programi i ndihmës ekonomike të parashikojë mundësinë që ndihma ekonomike të jepet në një shumë të vetme, për të mbështetur zhvendosjen e familjeve drejt vendeve të punës;   të rishikohet legjislacioni për punësimin e të rinjve 16-18 vjeç për të specifikuar shprehimisht industrinë turistike, industrinë e shërbimeve ushqimore si një sektor ku të rinjtë e kësaj moshe mund të punësohen me të njëjtat kushte si të rriturit; të harmonizohen axhendat e vitit shkollor të universiteteve dhe gjimnazeve me sezonin turistik, ku fillimi dhe mbarimi i shkollës të jetë i përafruar me fillimin dhe mbarimin e sezonit turistik për të mundësuar punësimin e të rinjve; të mundësohet mbajtja e fëmijëve në klasa pas-shkollore për prindërit që punojnë etj.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.