NCCS mbështet me shërbime fizioterapie familjet në nevojë

Në kuadër të projektit “Vullnetarët humanitarë në aksion”, realizuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, i financuar nga programi “Vullnetarët humanitarë të BE-së”, vullnetarja Arancha Ferrer de la Cruz, po ofron terapi fizioterapie me persona me probleme shëndetësore pranë Qendrës sociale “Gonxhe Bojaxhi”.

Në një bisedë me ne, fizioterapistja rezidente e kësaj qendre, Esmeralda Hoxha, na tregon për punën e qendrës me komunitetin e zonës dhe bashkëpunimin me Aranchën. Qendra “Gonxhe Bojaxhi” është një qendër multifunksionale ku ofrohen shumë shërbime për komunitetin si mensë falas për familjet në nevojë, shërbime psikologu për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, shërbime fizioterapie etj. Qendra ka një sallë fizioterapie, të pajisur me gjithë pajisjet moderne të fizioterapisë. Këtu aktualisht trajtohen 20 persona në ditë. Në sajë të vullnetares Arancha, numri I personave që trajtohen çdo ditë në qendër është shtuar. Arancha është ambjentuar shumë mirë. Është e komunikueshme, punëtore. Asaj I është shpjeguar proçesi I terapisë që ndiqet dhe ka kontribuar me këshillat e saj se si të përmirësohet.

Në rast nevoje për përkthim, fizioterapistja Esmeralda e mbështet Aranchën në komunikimin me pacientët.

Arancha do të vazhdojë të punojë me komunitetin në muajt e ardhshëm.

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.