Organizohet në Gjirokastër tryeza e rrumbullakët mbi ndihmën ekonomike

Më datë 16 korrik 2019 Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi në Gjirokastër tryezën e rrumbullakët me temë “Monitorimi i zbatimit të reformës së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë”. Ishin të ftuar në tryezë drejtoresha e shërbimit social në bashkinë Gjirokastër , e drejtorisë rajonale të Shërbimit Social, administratorë shoqërorë, përfaqësues nga komuniteti Rom dhe Egjyptian, nga zyra e punës, nga shoqëria civile etj.

Takimi u hap nga drejtorja ekzekutive e QKShK-së, Zj. Liliana Dango, e cila bëri një prezantim të shkurtër të projektit dhe të organizatës. Avokatja Rita Strakosha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e studimit me të njëjtin titull i realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi dhe ndërgjegjësimi mbi zbatimin e reformës ekonomike”, i financuar nga Ambasada Amerikane. Studimi u bazua në sondazhin me 502 familje në nevojë, nga të cilat 51 familje janë banore në Durrës , si dhe në një analizë ligjore dhe financiare të sistemit të ndihmës ekonomike.

Ndër rekomandimet e prezantuara u përfshinë: rritja e shumës së ndihmës ekonomike për person, indeksimi i shumës së ndihmës ekonomike cdo vit, aprovimi I minimumit jetik me vendim qeverie, realizimi I anketave nga INSTAT mbi nivelin e varfërisë, përfshirjen e gjendjes shëndetësore në formulën e pikëzimit, lehtësimi i punësimit të të rinjve të moshës 16-18 vjec duke pakësuar burokracitë e nevojshme për punësimin e tyre, mbajtjen e fëmijëve në shkolla me orare të zgjatura për prindërit që punojnë etj.

Znj. Albana Allushaj, drejtore e drejtorisë së shërbimit social në bashkinë Gjirokastër, dha të dhëna mbi numrin e familjeve përfituese, të familjeve të refuzuara, ndryshimet në numrin e përfituesve gjatë reformës etj.

Përfaqësuesi i komunitetit Rom në takim, Z. Vasillaq Ajdini, vërejti se janë rreth 100 familje rome që kanë nevojë për ndihmë ekonomike por që nuk marrin. Arësyet janë të ndryshme. Një pjesë kanë hequr dorë nga aplikimi për ndihmë pasi janë refuzuar disa herë për mungesë pikësh, një pjesë nuk mund të paraqiten çdo muaj pranë zyrës së punës sepse emigrojnë shpesh midis qyteteve. U rekomandua gjatë takimit që zyrat e formimit profesional të përfshijnë kurse për zanate tradicionale të romëve si thurrja e shportave. Formimi profesional në këtë fushë do të shtonte punësimin në komunitetin Rom.

U ngrit problematika e mos-regjistrimit të 12 fëmijëve romë në gjendjen civile, çka pengon marrjen e gjithë shërbimeve publike prej tyre. Në lidhje me drejtorinë rajonale të shërbimit social shtetëror u rekomandua që kjo drejtori të ketë mundësi të ofrojë ndihma në natyrë si ushqime, veshje etj. për familjet në nevojë.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.