Organizohet në Tiranë tryeza e rrumbullakët mbi reformën e ndihmës ekonomike

 

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 11 korrik 2019 Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi në Tiranë tryezën e rrumbullakët me temë “Monitorimi i zbatimit të reformës së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë”. Ishin të ftuar në tryezë përfaqësues nga drejtoria e rajonale e shërbimit social shtetëror, drejtoria rajonale e shërbimit kombëtar të punësimit, bashkia e Tiranës, administratorë shoqërorë, nga shoqëria civile etj.

Takimi u hap nga drejtorja ekzekutive e QKShK-së, Zj. Liliana Dango, e cila bëri një prezantim të shkurtër të projektit dhe të organizatës. Avokatja Rita Strakosha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e studimit me të njëjtin titull i realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi dhe ndërgjegjësimi mbi zbatimin e reformës ekonomike”, i financuar nga Ambasada Amerikane. Studimi u bazua në sondazhin me 502 familje në nevojë, nga të cilat 191 familje janë banore në Tiranë , si dhe në një analizë ligjore dhe financiare të sistemit të ndihmës ekonomike.

Ndër rekomandimet e prezantuara përmendim: rritja e shumës së ndihmës ekonomike për person, indeksimi i shumës së ndihmës ekonomike cdo vit, përfshirja e gjendjes shëndetësore si kriter në formulën e pikëzimit, realizimi I anketave të INSTAT-it mbi varfërinë, lehtësimi i punësimit të të rinjve të moshës 16-18 vjec duke pakësuar burokracitë e nevojshme për punësimin e tyre, etj.

Pati komente dhe diskutime intensive nga ana e pjesëmarrësve mbi rekomandimet e dhëna, duke shtuar dhe rekomandime shtesë. Z. Fatjon Dhuli drejtori I drejtorisë së nxitjes së punësimit në bashkinë Tiranë rekomandoi rikthimin e skemës së punës në komunitet për familjet që marrin ndihmë ekonomike. Në zonat rurale punët ku mund të përfshihen këto familje janë pastrimi dhe rregullimi I kanaleve kulluese, pastrim territori etj.

Përfaqësuesja në takim e Drejtorisë së Kontrollit në Shërbimin Social Shtetëror, Znj. Miranda Pashaj, sqaroi se sistemi I ndihmës ekonomike është I lidhur elektronikisht me 6 institucione dhe së shpejti pritet të lidhet edhe me sistemin e pensioneve të invaliditetit.

Përfaqësuesja në takim e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zj. Rajmonda Nasufi, theksoi se është momenti I duhur për realizimin e këtij studimi sepse Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale përfundon në vitin 2020 dhe ka nevojë për një vlerësim të rezultateve të arritura në kuadër të kësaj strategjie. Përmendi se formula e pikëzimit penalizon ndjeshëm familjet me pak anëtarë, aq sa familje në gjendje të rëndë ekonomike nuk kanë arritur të marrin ndihmë ekonomike për këtë arësye.

 

 

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.