Organizohet tryeza e rrumbullakët mbi monitorimin e sistemit të ndihmës ekonomike

Më datë 3 korrik 2019 Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi në Elbasan tryezën e rrumbullakët me temë “Monitorimi i zbatimit të reformës së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë”. Ishin të ftuar në tryezë përfaqësues nga drejtoria rajonale e shërbimit social shtetëror, nga bashkia, nga zyra publike e punës, nga shoqëria civile etj.

Takimi u hap nga drejtorja ekzekutive e QKShK-së, Zj. Liliana Dango, e cila bëri një prezantim të shkurtër të projektit dhe të organizatës. Avokatja Rita Strakosha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e studimit me të njëjtin titull i realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi dhe ndërgjegjësimi mbi zbatimin e reformës ekonomike”, i financuar nga Ambasada Amerikane. Studimi u bazua në sondazhin me 502 familje në nevojë, nga të cilat 400 marrin ndihmë ekonomike, si dhe në një analizë ligjore dhe financiare të sistemit të ndihmës ekonomike.

Ndër rekomandimet e prezantuara u përfshinë: rritja e shumës së ndihmës ekonomike për person, indeksimi i shumës së ndihmës ekonomike cdo vit, lehtësimi i punësimit të të rinjve të moshës 16-18 vjec, harmonizimi i kalendarit të universiteteve dhe gjimnazeve me sezonin turistik etj.

Ndër komentet e pjesëmarrësve përmendim komentet se në Elbasan ka me qindra vende pune vakante, ka disa fabrika të cilat kërkojnë punëtorë dhe i gjejnë me vështirësi, pra mundësia për të dalë nga skema e ndihmës ekonomike është për shumë familje. Pavarësisht kësaj, ndihma për ato familje që vërtet nuk kanë mundësi të punësohen dhe nuk kanë asnjë burim të ardhure, është në vlera shumë të ulëta.

 

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.