Stafi i NCCS-së trajnohet në Estoni në kuadër të projektit HVA

Në kuadër të projektit Humanitarian Volunteers in Action (HVA), financuar nga Bashkimi Evropian, stafi i NCCS-së u trajnua nga ekspertë të huaj, në Estoni, mbi realizimin e projekteve të vullnetarizmit humanitar. Gjatë trajnimit u analizuan problematikat që mund të dalin në punën me vullnetarë të huaj, përplasjet e mundshme mes kulturave të ndryshme, mënyrat si mund të zgjidhen dhe si duhet të zgjidhen problemet etj.

U diskutua mbi ndarjen e përgjegjësive, raportimin e aktiviteteve, shpërndarjen e informacionit në median sociale, në internet etj.

Trajnimi ishte një mundësi për tu njohur me aktivistë të OJF-ve nga vende me të cilat OJF-të shqiptare kanë shumë pak kontakte. Kështu, stafi i NCCS-së bashkëpunoi gjatë trajnimeve me aktivistë nga Algjeria, Uganda, Kenja, Bolivia, Tajlanda, Palestina etj.

Megjithëse pjesëmarrësit vinin nga vende shumë të largëta, ata i bashkonte dëshira për ta bërë botën një vend më të mirë. Temat për të cilat punonin OJF-të përfshinin ndryshimet klimatike, barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve refugjatë etj.

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.