Realizohet kursi i trajnimit 3-7 qershor

Trajnimi i radhës u organizua në qendrën komunitare Shkozë. Gratë pjesëmarrëse në trajnim ishin nga komuniteti Rom, por dhe nga shtresat në nevojë që banojnë në banesat sociale të Shkozës, ose në pallatet përreth. Interesimin më të madh gratë e patën për kujdesin për të moshuar si dhe për kujdesin për shtëpinë.

Ditën e parë të trajnimit u prezantua projekti, objektivat e tij, aktivitetet, donatori. Gratë u informuan se krahas trajnimeve projekti realizon dhe punësime në shërbime në familje, prandaj është me interes pjesëmarrja. Gratë gjithashtu prezantuan veten, arsimin, historinë e punësimit dhe preferencat për punësim.

Ndër komentet e grave përmendim se kanë vështirësi në gjetjen e punëve një pjesë e tyre sepse duhet të kujdesen për fëmijët e vegjël, një pjesë tjetër sepse kanë probleme shëndetësore që pengojnë punësimin. Shpesh gratë rome pengohen nga burrat që të punojnë në lokale, hotele si pastruese, për shkak të xhelozisë. Një pengesë tjetër e madhe është diskriminimi nga punëdhënësit të cilët I përjashtojnë nga intervistat sapo i shikojnë se janë rome.

Kursi mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit ReLOad.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.