Vazhdojnë aktivitetet e projektit “Monitorimi dhe ndërgjegjësimi mbi reformën e ndihmës ekonomike”

 

 

 

 

NCCS ka vazhduar me aktivitetet e projektit “Monitorimi dhe ndërgjegjësimi mbi reformën e ndihmës ekonomike”, i financuar nga Ambasada Amerikane. Në kuadër të projektit janë intervistuar me qindra familje që marrin ndihmën ekonomike në rrethet e Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit dhe Gjirokastrës. Avokatja e NCCS-së, Rita Strakosha, ka këshilluar disa familje që janë refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike.

Gjatë aktiviteteve të projektit janë identifikuar disa problematika, të cilat mendohen të analizohen gjatë studimit mbi ndihmën ekonomike:

  • Nuk ka transparencë mbi llogaritjen e formulës së pikëzimit. Familjet nuk e dinë sa pikë kanë marrë ato, sa pikë kanë marrë fituesit e tjerë, dhe nuk mund të apelojnë vendimin e përjashtimit nga ndihma ekonomike nqs. nuk e dinë përse janë përjashtuar.
  • Të përcaktohet me vendim qeverie minimumi jetik, sikurse është përcaktuar paga minimale. Minimumi jetik është llogaritur nga studiuesit të jetë 7000 (https://www.rtsh.al/lajme/totozani-minimumi-jetik-ne-shqiperi-eshte-16-mije-leke-ne-muaj/) lek të reja për person, ndërkohë që ndihma ekonomike është sa 25% e minimumit jetik të ushqyerjes. Dmth ndihma ekonomike për gjithë familjen nuk mjafton për të plotësuar minimumin jetik të ushqyerjes të një personi. Në këto kushte të qenit i punësuar nuk duhet të jetë kriter përjashtues për ndihmën ekonomike.
  • Shumë prindër të rinj nuk kanë mundësi të punojnë sepse duhet të marrin fëmijët nga shkolla dhe ti mbajnë në shtëpi. Për çdo fëmi duhet të rrijë pa punë një familjar. Shkollat duhet të krijojnë mundësinë që fëmijët që kanë prindërit në punë të mbahen në ambjentet e shkollës deri në orën 17 duke vënë në dispozicion një mësues. Për çdo 30 fëmijë mjafton një mësues. Kjo çliron 30 prindër për punësim dhe mundëson daljen e 30 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Analiza kosto-përfitim tregon se kjo masë është me interes.

 

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.