Organizohet kursi për kujdestare dhe punëtore shtëpie 22-26 prill

Vijuan trajnimet e QKShK-së për kujdestare për të moshuar, fëmi dhe për punëtore shtëpie. Pjesëmarrëset u kontaktuan gjatë vizitave në komunitet, nëpërmjet feisbukut etj. Pjesëmarrëset ishin nga mosha 16 vjeç pjesëmarrësja më e re, deri në 62 vjeç pjesëmarrësja më e vjetër.

Trajnimi u bazua mbi prezanimet në power point, shkëmbime eksperiencash, videot instruktuese etj.

Ndër të tjera gjatë trajnimit gratë diskutuan mbi eksperiencat e tyre me fëmijë të ndryshëm problematikë në aspekte të ndryshme të të ushqyerjes. Mjekja shpjegoi me shembuj praktikë se si mund të ndihmohet fëmija I dobët që të shtojë në peshë. U diskutua se në kulturën perëndimore, ndryshe nga ajo shqiptare, fëmija nuk ushqehet me detyrim, megjithatë në eksperiencën e një prej pjesëmarrëseve, S., kur fëmija e ka me natyrë nervore mungesën e oreksit mund të jetë e nevojshme ushqimi me imponim.

U diskutua sa rëndësi ka korrektesa në menaxhimin e vlerave monetare të lëna punëtores, në respektimin e privatësisë të familjes, të udhëzimeve të dhëna nga familja etj. Kur gratë punësohen jashtë shtetit, sidomos në Greqi, si punëtore shtëpie, shpesh përballen me stigmën e të qenurit të varfra, shqiptare, dhe nëse në familje apo pallat ka vjedhje mund të akuzohen pa të drejtë.

Në përfundim të trajnimit grate u pajisën me certifikata trajnimi.

Kursi mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit ReLOad.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.