Realizohet kursi i trajnimit 11-15 mars 2019

12 gra u trajnuan gjatë këtij kursi. Disa nga gratë vinin nga klubi i nënave me fëmijë autikë, të cilat ishin shumë të interesuara të merrnin pjesë në trajnim sidomos për të rritur aftësitë e tyre për kujdesin për fëmijët, për të moshuarit në familje si dhe për shtëpinë. Gjatë ditëve të para të trajnimit u trajtuan temat e kujdesit për shtëpinë. Ditën e tretë dhe të katërt të trajnimit u trajtua tema e kujdesit për fëmijët. Doktoresha informoi pjesëmarrëset mbi fazat e zhvillimit të fëmijës, ushqyerjen e fëmijës etj. U diskutua mbi fëmijët tekanjozë në të ngrënë dhe si mund ti ndihmojmë për të shtuar shumëllojshmërinë e ushqimeve që hanë. Pjesëmarrësja Englantina D. theksoi se ajo i ka kushtuar vëmendje shumë të madhe ushqyerjes së fëmijës së vet autik dhe mendon se kjo ka bërë që fëmija, tashmë në moshën 19 vjeç, të rehabilitohet në shkallë të madhe.

Dita e pestë trajtoi temën e tregut të punës, të përgatitjes së CV-së dhe për intervistën. U theksua rëndësia e përditësimit të informacionit, sidomos të numrit të telefonit, të adresës.

Kursi mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit ReLOad.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.