Organizohet kursi i trajnimit për shërbime në familje, në datat 17-21 dhjetor

6 gra u trajnuan gjatë këtij kursi. Pjesëmarrëset në takim vinin nga zona të ndryshme, si qendra e Tiranës, Bathores, Bregut të Lumit etj. dhe ishin të moshave nga 29 vjec pjesëmarrësja më e re, në 59 vjeç pjesëmarrësja më e vjetër. Trajnimi u bazua mbi modulet e përgatitura dhe u shoqërua me prezantime në power point, me video instruktuese, me diskutime në grup etj.

Temat e trajnimit përfshinin kujdesin për shtëpinë, për të moshuarit, për fëmijët. U shkëmbyen eksperienca të edukimit të fëmijëve. Pjesëmarrësja, Alketa Spahillari, e cila është edukatore me shumë vite eksperiencë pune, tregoi eksperiencën e saj të mësimit të oturakut fëmijëve. Ajo theksoi se duhet të ketë bashkëpunim mes bebisiterit dhe prindit për vendosjen e të njëjtave rregulla tek fëmija që mësimi I oturakut të jetë sa më I shpejtë.

Dita e katërt trajtoi temë e ruajtjes së fëmijës nga rreziqet. U fol për të gjitha llojet e rreziqeve, përfshirë rrezikun nga automjetet. U treguan video që tregonin situata rreziku për fëmijët.

Dita e pestë u fokusua tek etika e punës, tregu i punës, si të përgatisim një CV, si dhe si të bëjmë një intervistë pune. U instruktuan gratë mbi llojet më të zakonshme të pyetjeve që bëhen në intervista pune si dhe mbi gabimet më të shpeshta që bëhen në përgatitjen e CV-ve.

Në përfundim të trajnimit grat u pajisën me certifikata trajnimi. Trajnimi mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit ReLOad.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.