Kursi i trajnimeve 3 dhjetor-7 dhjetor

 

 

 

 

NCCS po vazhdon trajnimet për bebisiter, kujdestare për të moshuar dhe për punëtore shtëpie në datat 3 dhjetor deri më 7 dhjetor. Në ditën e parë të trajnimit pjesëmarrëset u prezantuan me njëra-tjetrën, me trajneret dhe me projektin, objektivin e trajnimit. Pjesëmarrja në këtë trajnim u sigurua me mbështetjen e minibashkisë nr. 9, e cila mundësoi kontaktin e NCCS-së me gra me ndihmë ekonomike. Kishte pjesëmarrëse në takim që ishin nëna katërnjakësh, trinjakësh, të cilat pas shumë vitesh të lodhshme në rritjen e fëmijëve, tashmë kërkojnë të punojnë për të mbështetur familjen edhe financiarisht.

Në ditën e parë të trajnimit u fol për kujdesin për shtëpinë, për etikën e punës. U dha informacion I hollësishëm për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake, të detergjentëve. U theksua se punët realizohen sipas udhëzimeve të zonjës së shtëpisë.

Në ditën e dytë të trajnimit u trajtua çështja e kujdesit për të moshuar, përfshirë higjenën, ushqyerjen. Këtë ditë u mundësua dhe takimi me një familje për të punësuar gratë pjesëmarrëse në trajnim në një familje si kujdestare për të moshuar. Rastet konkrete të punësimit e bëjnë dhe më të prekshme për gratë perspektivën e punësimit dhe shtojnë interesimin e tyre për pjesëmarrje në trajnim.

Ditën e tretë u diskutua tema e kujdesit për fëmijët. Trajnerja informoi pjesëmarrëset ndër të tjera mbi zhvillimin e fëmijës, stadet që duhet të kalojë dhe cfarë duhet bërë kur fëmija ka prapambetje në zhvillim.

Trajnimi do të vazhdojë ditën e katërt me temën e edukimit, disiplinimit të fëmijës, të ruajtjes nga rreziqet dhe ditën e pestë me temën e tregut të punës, përgatitjes së CV-së, bërjes së intervistës së punës. Trajnimi mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit ReLOad.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.