Trajnim-uorkshop mbi dhunën në familje në Shkodër; institucionet debatojnë

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (QKShK) në kuadër të projektit “Munde dhunën, thyeje heshtjen”, të mbështetur nga qeveria Suedeze, nga programi “Forcimi i policimit në Komunitet në Shqipëri”, organizoi në 27 Shtator 2018 një trajnim-uorkshop me pjesëmarrjen e punonjësve të Drejtorisë së Policisë Shkodër, me përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik në bashkinë e Shkodrës, nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëtor, nga Drejtoria Arsimore. Trajnim-uorkshopi kishte në fokus trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajnimi u zhvillua në ambjentet e hotel Rozafës.

Pjesëmarrësit u informuan mbi ndryshimet e fundit në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, të hyra në fuqi në shtator 2018. Sipas këtyre ndryshimeve policia do të ketë mundësi të lëshojë urdhër paraprak mbrojtjeje të menjëhershëm për viktimat e dhunës në familje. Ky urdhër brenda 48 orëve çohet për aprovim tek gjykata e shkallës së pare, e cila e vërteton ose e anulon vendimin e policisë. Ligji e ka zgjeruar përkufizimin e dhunës në familje, duke përfshirë dhe dhunën ndaj viktimës nga i dashuri, ish-i dashuri. Drejtoria e shërbimeve sociale të bashkisë do të monitorojë respektimin e urdhrit të mbrojtjes nga palët dhe çdo 60 ditë do të përgatisë një raport, për të cilin, në çdo rast, vë në dijeni Policinë e Shtetit. Në gjykata do të krijohet një bazë e posaçme të dhënash për çështjet e dhunës në familje dhe do të unifikohet regjistrimi i këtyre çështjeve.

Stafi policor gjithashtu u trajnua mbi mënyrën e reagimit ndaj dhunës në familje. U dhanë sqarime mbi raste të debatuara si psh. mosdhënia e informacionit ndaj dhunuesit mbi denoncuesin, detyrimi i policisë për të asistuar viktimën në plotësimin e formularit të kërkesëpadisë për urdhër-mbrojtjeje pavarësisht të pasurit ose jo të provave etj.

U diskutuan problematika të hasura në punën e autoriteteve me viktimat e dhunës në familje. Eltjon Boshti, punonjës në drejtorinë e shërbimeve sociale Shkodër, u shpreh se mungesa e shërbimeve ndaj viktimave është problematike. Qendra e strehimit emergjent në Shkodër nuk strehon në afatgjatë. Ka raste kur viktima me urdhër-mbrojtje dhe dhunuesi jetojnë në një shtëpi çka i shton mundësitë për konflikte. U përmend rasti i vrasjes së një gruaje në Malësinë e Madhe nga burri. Ky si dhe një pjesë e familjarëve ishin me të meta mendore. Viktima kishte bërë disa denoncime, pa sukses. Fëmijët, me ndihmën e bashkisë, u strehuan në fshatin SOS.

Lorena Bordeli, nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Shkodër, përmendi ngritjen e mekanizmit të referimit në një marrëveshje të vitit 2017 mes bashkisë Shkodër dhe 17 institucioneve. Janë 10 qendra komunitare (5 urbane dhe 5 rurale) që ofrojnë shërbime parandalimi, këshillimi kundër dhunës në familje. Ofrohet ndihma ekonomike për viktimat e dhunës. Janë ndërtuar 26 banesa sociale, pavarësisht se këto nuk janë shpërndarë për arësye mosmarrëveshjesh në këshillin bashkiak.

Pati kritika nga punonjësit e policisë ndaj bashkisë, e cila sipas tyre nuk i ndjek mirë viktimat e dhunës në familje, si dhe ndaj gjykatës, e cila shpesh nuk merr informacion nga policia gjatë gjykimit. U përmendën në takim një rast kur është bërë denoncim fallco për dhunë në familje. Mendohet se gruaja ka bërë denoncim të rremë me synim marrjen e një urdhri mbrojtjeje dhe kërkimin e azilit në Angli me justifikimin e të qenurit viktimë e dhunës në familje. Të vështira për t’u trajtuar janë dhe rastet e fëmijëve të dhunshëm. Nuk ka shkolla riedukimi dhe një fëmijë i dhunshëm nuk mund të përjashtohet nga shkolla.

Z. Dedë Gazulli, përgjegjësi i zyrës së dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve në Drejtorinë e Policisë Shkodër, u shpreh në takim se gabimisht dhuna në familje mund tëkonsiderohet si problem dytësor për shkak të problemeve të tjera më të mëdha të kriminalitetit. Ai propozoi që bashkia të ketë një grafik pune të stafit ku të përcaktohen personat në shërbim 24 orësh të cilët mund të kontaktohen nga policia edhe jashtë orarit zyrtar të punës.

Znj. Rezarta Pode, psikologe në Drejtorinë e Policisë Shkodër, përmendi si problematike situatën e familjeve të kthyera nga emigrimi të cilat pas kthimit ndodhen në vështirësi të madhe ekonomike, çka e shton mundësinë e dhunës në familje.

Pavarësisht problematikave, lufta ndaj dhunës në familje ka përparuar shumë dhe profesionalizmi i stafit policor si dhe besimi i komunitetit në të po vjen duke u rritur.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s