NCCS organizoi së fundmi një takim informues me 10 organizata të shoqërisë civile mbi programin EU Aid Volunteers. Takimi u hap nga drejtorja ekzekutive e NCCS-së, Znj. Liliana Dango. Ajo prezantoi NCCS-në, projektin në kuadër të të cilit organizohet takimi (Humanitarian Volunteering Management, financuar nga BE). Pjesëmarrësit prezantuan veten, organizatat që përfaqësonin si dhe fushat e tyre të aktiviteteve.
Koordinatorja e NCCS-së, Rita Strakosha, prezantoi programin EU Aid. Pjesëmarrësit u informuan mbi objektivin e programit, shpërndarjen e tij gjeografike, madhësinë e fondeve, tematikat e financuara; mbi strukturimin e projekteve (organizata nisëse dhe pritëse); mbi kërkesat që duhet të plotësojnë organizatat për t’u akredituar; mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet mes programit EU Aid dhe EVS. Gjatë takimit pjesëmarrësit folën për eksperiencën e tyre me vullnetarizmin. Ata u interesuan mbi mënyrën e mbështetjes së vullnetarëve për t’u integruar në shoqërinë shqiptare, si psh. duke iu ofruar kurse në gjuhën shqipe
Përfaqësuesja e ADRA Shqipërisë në takim, Kristi Qendro, prezantoi eksperiencën e saj në organizatë me vullnetarë të huaj.
Në përfundim të takimit pjesëmarrësve iu shpërndanë materiale promocionale.