Si aplikohet për të qenë organizatë përfituese nga programi EU Aid Volunteers

Nga Rita Strakosha

Programi Eu Aid volunteers

Projekti “EU AID volunteers” është një projekt i nisur në vitin 2015, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2020. Projekti synon mbështetjen financiare e profesionistëve vullnetarë në vende me nevoja humanitare jashtë BE-së. Mbi 4000 vullnetarë pritet të nisen në vende të ndryshme të botës. 10,000 vullnetarë mund të përfshihen onlajn në punë vullnetare. Projekti ka një buxhet prej 147 milion eurosh. Nisja e vullnetarëve të parë ka filluar në vitin 2016.

Vullnetar EU Aid mund të bëhen personat që janë shtetas ose rezidentë afatgjatë në vendet e BE-së. Vullnetarë nga Shqipëria (apo vendet kandidate për BE) do të mund të aplikojnë nëse BE nënshkruan marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë (vendin përkatës). Vullnetarët onlajn mund të vijnë nga cilido vend i botës.

Përpara nisjes së vullnetarit, ai trajnohet mbi BE-në, politikat humanitare të BE-së, mbi kujdesin për sigurinë, shëndetin e tij në vendin mikpritës.

Vullnetari paguhet me një rrogë modeste që është llogaritur të mbulojë shpenzimet e jetesës në vendin mikpritës. Organizatat nisëse dhe pritëse gjithashtu paguhen me tarifë fikse mujore për punën administrative të zbatimit të projektit. Shpenzime për trajnime, qira zyre, rrogë drejtor projekti, koordinator projekti etj. nuk ka. Faqja zyrtare e projektit:

https://ec.europa.eu/echo/what/humanitarian-aid/eu-aid-volunteers_en

Ku ndryshon programi Eu Aid nga programi EVS

EU Aid EVS
Koha e qëndrimit të vullnetarit: 1 muaj e lart, pa kufizim. Koha e qëndrimit të vullnetarit: 1 muaj-12 muaj.
Vullnetar mundësisht me shkollë të lartë ose me profesion Vullnetar me gjimnaz ose shkollë të lartë.
Pagesa e vullnetarit afërsisht sa një pagë mujore mesatare-e ulët në Shqipëri. Pagesa e vullnetarit mjafton vetëm për shpenzimet e ushqimit.
Punë e specializuar. Aktivitete kulturore, sportive etj., punë e paspecializuar.
Mosha +18 vjeç. Mosha 18-30 vjeç.

 

Kuadri ligjor që rregullon programin

Janë 3 rregullore të Komisionit Europian që përcaktojnë kushtet dhe kriteret për pjesëmarrjen në program:

* Regullorja themeluese 375/2014: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?qid=1420127481637&uri=CELEX:32014R0375

* Regulloret zbatuese: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?qid=1420127455207&uri=CELEX:32014R1244

* Rregullorja e deleguar : http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=OJ:JOL_2014_373_R_0003

Kush bën cfarë?

Organizatat nisëse: Janë me seli në BE. Organizojnë thirrjen për vullnetarë në vendin e tyre. Organizojnë nisjen e vullnetarit, menaxhojnë buxhetin e projektit, raportojnë tek donatori për zbatimin e projektit.

Organizata pritëse: identifikon nevojën për vullnetar, llojin e vullnetarizmit që ka nevojë vendi pritës, aplikon bashkë me organizatën nisëse, përzgjedh vullnetarin nga CV-të e ofruara nga organizata nisëse, informon vullnetarin mbi rreziqet e vendit pritës dhe si t’i parandalojë e mbrohet, siguron akomodimin e vullnetarit dhe mbikëqyr punën e tij, raporton mbi zbatimni e projektit tek organizata nisëse.

Agjencia ekzekutive e Komisionit Europian, EACEA, akrediton organizatat, nxjerr thirrjen për oferta, lidh kontratat me organizatat fituese, ofron program trajnimi të nën-kontraktuar, lidh kontratën me siguruesin shëndetësor për gjithë vullnetarët.

Llojet e aktiviteteve që financohen

Fushat që financohen janë: Menaxhimi i projekteve, edukimi, bujqësia, mjedisi, zhvillimi rural, të drejtat e njeriut etj.

Temat e aktiviteteve: rritja e reziliencës në komunitetin lokal, përgatitja për emergjenca, parandalimi i emergjencave, rehabilitim pas emergjencës, zhvillimi afatgjatë i vendit pritës.

Vullnetari mund të ketë përgatitje profesionale në fusha nga më të ndryshmet, përfshirë mjekësi, inxhinjeri, eknomik, shkenca sociale etj.

Çertifikimi si organizatë pritëse

Informacion të përgjithshëm mbi procesin e certifikimit mund ta gjeni në këtë link:

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/certification-call-announcement-012115.pdf

Certifikimi është i vlefshëm për 3 vjet, pas të cilave duhet riaplikuar, ngjashëm me akreditimin për EVS. Nqs. organizata aplikon por nuk i aprovohet akreditimi, mund të riaplikojë pas të paktën një viti.

Janë të përjashtuara nga çertifikimi: organizatat me detyrime tatimore të papaguara; organizatat që janë në likuidim e sipër; organizatat drejtorët e të cilëve janë dënuar për sjellje kriminale në profesionin e tyre.

Organizata duhet të ketë 3 letra rekomandimi nga organizata të akredituara nga EU Aid volunteers ose nga degë të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri.

Dokumentat e kërkuar për akreditimin

-Format e aplikimit mund t’I gjeni në linkun:

https://eacea.ec.europa.eu/PPMT/

-Udhëzues për mbushjen e formularit të aplikimit për akreditim:

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/eform_user_guide_11.pdf

Kërkohet nga OJF-ja që të ketë manual të brendshëm mbi menaxhimin e rreziqeve në vendin pritës (ku identifikohen rreziqet nga kriminaliteti, rreziqet fetare, kulturore, mjedisore, shëndetësore etj. si dhe si vullnetari t’i parandalojë, zbusë); të ketë manual mbi kushtet e punës (kohëzgjatja; pushimet; përdorimi i aseteve, kompjuterave; etj.), udhëzues mikëpritjeje (welcome booklet); të ketë proçedura të aprovuara se si organizohet intervista e punës, çfarë pyetjesh bëhen gjatë intervistës, cilat kriteresh vendosin përzgjedhjen e kandidatit etj.  Zakonisht organizata nisëse ka përgatitje dhe kapacitet për të orientuar organizatën pritëse në përgatitjen e këtyre dokumenteve.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s