NCCS-ja liçencohet nga programi EU Aid volunteers për pritjen e vullnetarëve europianë

 

 

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare është liçencuar së fundmi nga programi Eu Aid Volunteers për pritjen e vullnetarëve të këtij programi. Liçencimi erdhi pas një periudhe mbi një vjeçare trajnimesh nën drejtimin e shoqatës franceze ADICE.

NCCS ka aplikuar së bashku me ADICE-n për pritjen e profesionistëve që do të punojnë si mësues anglishteje dhe si nutricionist. Në kopshtet shqiptare ka shumë interesim nga prindërit për të pasur mësim gjuhe të huaj për fëmijët, por për arësye ekonomike shpesh kopshtet nuk kanë mundësi ta ofrojnë këtë shërbim. Mësuesi i huaj i anglishtes që do të paguhet nga programi EU Aid volunteers do të ofrojë mësime falas anglishteje për fëmijët.

Një tjetër profesionist i kërkuar nga NCCS është nutricionisti. Në gamën e gjerë të baçelorëve dhe masterave që ofrojnë universitetet dhe institucionet shkollore shqiptare mungon pikërisht profesioni i nutricionistit. Të diplomuari në fushat e shëndetit si mjekët, infermierët, stomatologët, mamitë, punonjësit e shëndetit publik etj. marrin vetëm pak lëndë në fushën e nutricionit, të cilat pak i përdorin në praktikën e përditshme. Për këtë arësye ka nevojë për profesionistë nutricionistë të cilët të ofrojnë shërbimin e promocionit shëndetësor për persona me sëmundje kronike, apo dhe për persona të shëndetshëm që janë të rrezikuar për sëmundje kronike. Në rast se pranë NCCS do të vijë një nutricionist i huaj, ky do të ofrojë vizita falas me persona të interesuar.

Krahas NCCS-së nga ky program është liçencuar edhe OJF-ja ADRA Albania, e cila po ashtu do të presë vullnetarë të huaj.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s