Stafi i NCCS-së trajnohet në Turqi në kuadër të projektit mbi vullnetarizmin

 

 

 

 

 

 

 

Në 25-29 qershor stafi I NCCS-së u trajnua në kuadër të projektit Reinforcement and Sustainability in Humanitarian Volunteering Management. Trajnimi u fokusua në temën e organizimit të fushatave sensibilizuese për aktivitetet e vullnetarizmit.  Gjatë trajnimit u shpërndanë material promocionale, çadra dhe bluza, me logon e projektit.

Morën pjesë në trajnim shoqatat partnere në projekt, Merkuri, Gjeorgji; ADRA Shqipëri; Small Projects Instanbul, Turqi; etj. Një ditë e trajnimit iu dedikua vizitës në ambjentet e shoqatës turke SPI, e cila punon ngushtë me refugjatët sirianë në Turqi. Kjo shoqatë ka punësuar me dhjetëra gra siriane, të cilat qepin dhe përgatisin vëthë artizanalë në ambjentet e shoqatës. Teknika e punës, mënyra e përgatitjes së vëthëve u mesohet grave nga shoqata. Shoqata funksionon si biznes social, ku fondet për blerjen e pajisjeve dhe materialeve sigurohen pjesërisht nga donacionet dhe pjesërisht nga të ardhurat nga shitjet. Në ambjentet e shoqatës ka një kënd të posaçëm për grumbullimin e dhuratave për refugjatët nga banorët e zonës. Sipas përfaqësueses së kësaj shoqate, Shannon Kay, refugjatët sirianë janë përshtatur mirë me shoqërinë turke. Fëmijët sirianë frekuentojnë shkollat turke, kurse prindërit punojnë sipas mundësive.

Në fund të takimit u organizua një video e thjeshtë me 4-5 fëmijë sirianë që frekuentojnë qendrën për të mësuar kompjuter.

Mënyra e funksionimit të kësaj shoqate është shembull i mirë se si mund të organizohet një biznes social edhe në Shqipëri.

Stambolli është një qytet shumë mikpritës për turistët, me sektorin e shërbimeve ushqimore shumë të zhvilluar, me një klimë të ngjashme me klimën e Tiranës. Trajnimi i radhës do të zhvillohet në Rubaix, Francë, dhe do të shënojë edhe mbylljen e projektit “Reinforcement and sustainability in Humanitarian Volunteering Management”, i financuar nga Bashkimi Europian.

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s