Kriza në Venezuelë: BE njofton se do të jape 35 milion euro ndihmë humanitare për Venezuelën

Situata social-ekonomike në Venezuelë vazhdon të përkeqësohet me pasoja të rënda për Venezuelën dhe për vendet fqinje. Komisioni Europian deklaroi në 7 Qershor se do të ofrojë një paketë humanitare prej 35.1 milion eurosh për nevojat emergjente por dhe për zhvillimin në afatmesëm, për të ndihmuar Venezuelën si dhe vendet fqinje.

Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës-presidentja Federica Mogherini tha: “Venezuela dhe Europa kanë qenë gjithmonë shumë afër. Kemi lidhje kulturore, historike si dhe gjaku me Venezuelën. Europianët dhe venezuelianët janë miq dhe partnerë. Kjo paketë e re është për ata që janë në Venezuelë si dhe për ata që janë larguar nga Venezuela. Fqinjët e Venezuelës po tregojnë solidaritet të madh. Ne jemi me ta, si partnerë. Do mbështesim mikëpritjen e tyre si dhe do të forcojmë ekonominë dhe reziliencën e komuniteteve lokale.”

“Gjatë vizitës sime në Kolumbi dhe në kufirin e Venezuelës vetëm disa muaj më pare, pashë me sytë e mi pasojat e krizës dhe efektet destabilizuese të saj në vendet fqinje. Shumë njerëz nuk kanë ilaçe dhe kanë nevojë për ndihmë humanitare brenda Venezuelës. Nuk mund të bëjmë sehir këtë tragjedi humanitare.” Tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides.

Komisioneri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillimin, Neven Mimica shtoi: “Jemi shumë të shqetësuar për situatën kritike në Venezuelë, për impaktin e saj në vendet fqinje si Kolumbia, e cila po  përballet me një fluks të shtuar njerëzish nga Venezuela. Kjo paketë do të përmirësojë aksesin e venezuelianëve tek ushqimet, nutrientët, si dhe shërbime bazë si uji I pijshëm, ujërat e zeza dhe higjena. Mbështetja e BE-së do të ndihmojë emigrantët venezuelianë dhe fqinjët e tyre që të bëhen rezilientë ndaj presionit në rritje të emigrimit.”

Nga fondet e shpallura, 5 milion euro do të jenë për ndihmën shëndetësore, ushqimin, nutricionin, ujin dhe për mbrojtjen e grupeve më vulnerabël brenda Venezuelës. 5 milion euro të tjera do të mbështesin masa për parandalimin e konflikteve, për të pakësuar tensionet sociale, dhunën dhe për të mbrojtur personat e zhvendosur nga vendi I tyre. 18.1 milion euro do të përdoren për ushqimin, nutricionin, ujin e pijshëm, ujërat e zeza dhe higjenën, si dhe integrimin socio-ekonomik të migrantëve dhe për të mbështetur komunitetet pritëse në vendet fqinje. Gjithashtu, 7 milion euro do të përdoren për nevoja të tjera të komuniteteve.

Pak histori 

BE-ja po ofron ndihmë humanitare për Venezuelën që në vitin 2016. BE-ja synon të forcojë aftësinë e komuniteteve më të prekshme dhe të punonjësve të emergjencave që të parapërgatiten dhe tu përgjigjen fatkeqësive natyrore që po prekin prej kohësh Venezuelën dhe rajonin.

BE-ja po zbaton projekte në Venezuelë nëpërmjet programeve të saj tematike dhe rajonale për të mbështetur shoqërinë civile, autoritetet lokale dhe të drejtat e njeriut. BE-ja po mobilizon dhe programin e saj të emigrantëve dhe të azilit për të ndihmuar rajonin.

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-18-4007_en.htm

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s