BE-ja ofron 1.5 milion euro ndihmë humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Bosnje-Hercegovinë

Bashkimi Europian ka lajmëruar në Qershor se do të japë 1.5 milion euro ndihmë humanitare për të adresuar nevojat në rritje të refugjatëve, të kërkuesve për azil dhe të emigrantëve të ngecur në Bosnje-Hercegovinë.

Kjo shumë e çon fondin total të dhënë për Ballkanin Perëndimor që në fillim të krizës së refugjatëve në 30.5 milion euro.

Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Z. Christos Stylianides tha se: “Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në Bosnje-Hercegovinë është shtuar, prandaj duhet të veprojmë me shpejtësi. Jemi të dedikuar të ndihmojmë Bosnje-Hercegovinën të zgjidhë këtë situate dhe të ofrojë asistencë për refugjatët dhe emirgantët më të brishtë. Fondet tona do të mbështesin nevojat e tyre bazë, do të ofrojnë strehim emergjent, ushqim, asistencë shëndetësore, si dhe mbrojtje.

Ndihma humaniare e BE-së është ofruar në qytete si Sarajevë, Bihać and Velika Kladusa në Bosnje-Hercegovinë. Fondet synojnë të fuqizojnë ofrimin e asistencës, mjedisin e përshtatshëm dhe të rrisin kapacitetet e organizatave që po ofrojnë mbështetje emergjente për refugjatët dhe emigrantët. 

Pak histori

Bashkimi Europian ka ofruar më shumë se 25 milion Euro për refugjatët dhe emigrantët në Serbi, dhe 4 milion euro për ata në FYROM, pra për Ballkanin Perëndimor, që nga fillimi i krizës humanitare. Ndihma e BE-së ndihmon refugjatët dhe emigrantët më shumë të keqndikuar, për të plotësuar nevojat bazë të tyre dhe për të jetuar me dinjitet.

Krahas ndihmës humanitare, Komisioni Europian ndihmon partnerët në Ballkanin Perëndimor me mbështetje të rëndësishme financiare dhe teknike për aktivitetet e lidhura me emigrimin dhe me krizën e refugjatëve. Kjo mbështetje bëhet në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Aderimit. Që nga viti 2007 Komisioni ka ofruar asistencë për Bosnje-Hercegovinën në fushën e migracionit, të administrimit të kufirit, në shumën 24.6 milion euro, në kuadër të Instrumentit Për Asistencë Para Aderimit.  Nga Janari 2016 Bosnje-Hercegovina gjithashtu përfiton 8 milion euro dhe nga programi rajonal “Mbështetje për Menaxhimin e Emigrimit të Ndjeshëm ndaj Mbrojtjes”.

Rreth 4,900 refugjatë dhe emigrantë që kanë hyrë në Bosnje-Hercegovinë nga Janari i vitit 2018, sipas të dhënave të qeverisë. Rreth 2,500 refugjatë dhe emigrantë kanë nevojë për ndihmë dhe kanë ngelur në Bosnje-Hercegovinë. BE-ja do e ofrojë ndihmën përmes organizatave partnere humanitare që janë në Bosnje.

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-18-4062_en.htm

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s