Direktorati i BE-së për ndihmat humanitare do të mbrojë 42,000 fëmijë dhe vajza të reja në Bangladesh

 

 

 

 

 

 

 

Direktorati i BE-së për ndihmat humanitare dhe emergjencat civile (ECHO) I ka ofruar 2.6 milion dollarë UNICEF-it që fëmijët, adoleshentët dhe vajzat e reja refugjatë në Bangladesh të mund të jetojnë të sigurtë dhe të mbrojtur nga dhuna gjinore, si dhe me akses më të mirë ndaj shërbimeve sociale. Nga këto fonde do të përfitojnë 41,500 fëmijë dhe adoleshentë që jetojnë në kampet Rohingja si dhe vendasit bangladeshas (pritësit) që jetojnë bashkë me ta.

Më shumë se 693,000 refugjatë nga Burma kanë mbërritur në Cox Bazar të Bangladeshit që në gusht të vitit 2017-më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.

Refugjatët përballen me rreziqe të shtuara, si sëmundjet ngjitëse, shfrytëzimi seksual, puna e detyruar etj. Vendasit pritës gjithashtu janë nën presion për shkak të mijëra refugjatëve që po dynden drejt territoreve të tyre.

“Shumë nga refugjatët që kanë mbërritur në Burma kanë përjetuar dhunë dhe ngjarje traumatike,” tha përfaqësuesi iBangladeshit në UNICEF, Edouard Beigbeder.

“Ata kanë nevojë për tu referuar tek shërbimet përkatëse. Në kampe shumë janë të rrezikuar nga dhuna gjinore…Kjo iniciativë do të na mundësojë të mbrojmë refugjatët më të riskuar dhe të pakësojmë rreziqet dhe brishtësinë e tyre ndaj shkeljeve të tjera të të drejtave të tyre, si shfrytëzimi, trafikimi, dhuna gjinore, martesa me dhunë, puna e detyruar e fëmijëve.”

UNICEF po u ofron më shumë se 182,o00 fëmijëve dhe adoleshentëve shërbime thelbësore të mbrojtjes, përfshirë mbështetje për fëmijët e pashoqëruar që të gjejnë prindërit.  UNICEF po ofron dhe mbështetje për aktivitete rekreative.

Në kampet e refugjatëve u hapën 2 ambjente për vajzat, të cilat mendohet të mbështesin 500 vajza secila.

“UNICEF po ofron ambjente për fëmijët, aktivitete në grup për adoleshentët, referime për rastet emergjente, mbështetje psikosociale, edukim për kompetenca etj. Megjithatë ka shumë për të bërë. Prandaj BE iu bashkua UNICEF-it,” tha  Suranga Mallawa, ekspert I direktoratit ECHO në  Cox’s Bazaar.

Me ndihmën e BE-së do të krijohen 35 ambjente të sigurta për 2000 vajza të reja. Në këto ambjente do të kenë aktivitet grupet e mbështetjes të vajzave. Ato do të mbrojnë vajzat nga dhuna gjinore. Punonjës socialë, klubet e adoleshentëve do të ofrojnë shërbime për 37,000 fshërbime për 37,000 fëmijë dhe adoleshentë refugjatë.

Mbi Bashkimin Europian- Operacioni i Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare (ECHO)

Bashkimi Europian me vendet e tij anëtare është lider në botë për dhënien e ndihmave humanitare. Përmes direktoratit  të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare (ECHO), BE-ja ndihmon mbi 120 milion viktima të konflikteve dhe fatkeqësive natyrore çdo vit. Me seli në Bruksel dhe me një rrjet botëror zyrash, ECHO ofron ndihmë për njerëzit në nevojë vetëm mbi baza humanitare, pa diskriminim mbi baza fetare, rrace, etnike, gjinie, kombësie apo lidhjesh politike.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s