180 milion euro ndihmë nga BE-ja për ndihmat emergjente ndaj refugjatëve në Greqi

 

 

 

 

Komisioni Europian ka shpallur ndihmë emergjente prej 180 milion eurosh për refugjatët në Greqi, përfshirë fonde për programin ESTIA-Ndihmë Emergjente për Integrimin dhe Akomodimin, i cili ndihmon që refugjatët të akomodohen në qytete dha larg kampeve si dhe u jep atyre ndihmë në para.

Fondet vijnë ndërkohë që Komisioneri për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides u takua sot me Kryeministrin Grek, Alexis Tsipras në Athinë.

ESTIA, program i lançuar në vitin Korrik 2017 në bashkëpunim me Agjencinë e OKB-së të refugjatëve,  është operacioni humanitar më i madh i BE-së në Greqi dhe realizohet në harmoni  me planet e qeverisë greke për largimin e refugjatëve nga kampet në qytete. Deri tani programi ka krijuar 23,000 vende akomodimi si dhe ka krijuar një asistencë për ndihmë me para që mbështet më shumë se 41,000 refugjatë dhe kërkues për azil.

“Ndihmat humanitare ndaj refugjatëve në Greqi janë një sinjal i pastër dhe i lartë për solidaritetin Europian. Ne vazhdojmë të respektojmë objektivin tonë për të ndihmuar refugjatët në Greqi që të jetojnë të sigurtë, normalisht dhe me dinjitet, që të integrohen në ekonominë dhe shoqërinë greke. Programi ynë ESTIA është duke arritur rezultate reale për të ndryshuar jetët e njerëzve përgjithmonë. I kushtoj një falenderim të veçantë qytetarëve dhe kryebashkiakëve grekë që kanë mirëpritur refugjatët me dashuri dhe përkujdesje,” tha Komisioneri për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave,  Christos Stylianides.

BE-ja ka dhënë fonde dhe për Këshillin Danez të Refugjatëve, Arbeiter-Samariter-Bund, Médecins du Monde, Kryqin e Kuq Spanjoll, si dhe për organizatat greke “METAdrasi” dhe “Smile of the Child” për të adresuar nevojat humanitare urgjente në Greqi, përfshirë strehimin, shëndetin, mbështetje psiko-sociale, kushte të përmirësuara higjenike, përkthime etj.

BE-ja ka dhënë gjithsej 1.5 miliard euro për të mbështetur Greqinë për të menaxhuar situatën humanitare, emigracionin dhe kufijtë.

Pak histori

Ndihma e BE-së për emergjenca në Greqi

Në kushte emergjente dhe të jashtëzakonshme, siç është situata e refugjatëve në Europë, Komisioni Europian mund të financojë ndihma humanitare për njerëz brenda territorit të BE-së, përmes Instrumentit për Ndihmë Emergjente, i cili u aktivizua për herë të parë në Mars 2016. Greqia nga ky instrument ka marrë deri tani 605 milion euro.

Programi ESTIA në bashkëpunim me UNHCR-në

Me fondet e reja do të krijohen 27,000 vende akomodimi në qytete, deri në fund të vitit 2018. Shumica e apartamenteve të marra me qira do të jenë në qytetet e Greqisë kontinentale, kurse 2000 akomodime do të hapen në ishujt grekë. Pjesë e kësaj skeme janë disa bashki.

Programi ESTIA synon të jape ndihmë në kesh për 45,000 njerëz deri në mes të vitit 2018. Refugjatët dhe kërkuesit e azilit do të marrin ndihmë ekonomike mujore të cilën do të mund ta tërheqin përmes kartave bankare. Kjo do të ndihmojë që refugjatët të jetojnë me dinjitet, duke mbështetur dhe ekonominë lokale.

Ndihmat humanitare plotësojnë programet e tjera, si Fondi për Azil, Emigrim dhe Integrim, Fondi për Siguri të Brenshme, Fondi Europian për Personat më të Varfër, Programi Europian I BE-së.

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-18-2604_en.htm

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.