Trajnim me punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Pukë

 

 

 

 

 

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare në kuadër të projektit “Munde dhunën, thyeje heshtjen”, të mbështetur nga qeveria Suedeze nga programi “Forcimi i policimit në Komunitet në Shqipëri”, organizoi në 6 Qershor një trajnim me punonjësit e Policisë të rrethit Pukë mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajnimi u zhvillua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Pukë. Trajnuesja prezantoi projektin, donatorin, organizatën zbatuese dhe objektivin e trajnimit. Prezantimi u bazua në materialin e trajnimit që iu shpërnda gjithë pjesëmarrësve.

Prezantimi i materialit u pasua me diskutime mbi problematikën e dhunës në familje. U shpreh shqetësimi nga të pranishmit mbi trajtimin e rasteve kur për shkak të dhunës në familje kundër nënës nga babai, nëna përfundon në spital, babai në komisariat, kurse për fëmijët minorenë  nuk paraqitet asnjë i afërm ti marrë dhe punonjësi i policisë nuk di se ku ti akomodojë. Punonjësi i policisë u shpreh se në orët e vona shërbimi social në bashki është mbyllur dhe fëmijët përfundojnë të flenë në komisariat.

Trajnuesja sqaroi se përgjegjësi i shërbimit social në bashki duhet të jetë në dispozicion të policisë për trajtimin e rastit të fëmijëve të ngelur përkohësisht pa prindër. Në këtë rast përgjegjësi i shërbimit social lëshon një urdhër për strehimin emergjent të fëmijës në shtëpinë e fëmijës më të afërt. Më këtë urdhër fëmija mund të transportohet për në shtëpinë e fëmijës.

Gjithashtu, streha e emergjencës e shoqatës “Gruaja tek Gruaja” ofron strehim emergjent për gratë dhe fëmijët e dhunuar.

Shqetësime të tjera të ngritura ishin mos-denoncimi nga ana e viktimave i dhunuesit. Ligji këtë rast e parashikon duke i dhënë mundësi policisë të dorëzojë kryesisht kërkesë për urdhër-mbrojtjeje, por i vendos punonjësit e policisë në dilemë mbi hapin e rradhës. Mungesa e fondeve për ofrimin e shërbimeve ishte një tjetër problematikë e  ngritur.

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s