BE-ja planifikon të shpenzojë 10% të ndihmës humanitare për edukimin gjatë emergjencave

 

 

 

 

Në një konferencë për shtyp, Christos Stylianides, anëtari i Komisionit Europian, përgjegjës për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, deklaroi se BE-ja do të shtojë financimet për edukimin mbi emergjencat. Plani është që BE-ja të shpenzojë 10% të ndihmës humanitare për edukimin për emergjencat. Ky objektiv është ambicioz po ta krahasosh me shifrën prej 3% që edukimi zë në shpenzimet humanitare të vendeve të tjera të botës.

Çështja e emergjencave ka dalë në sfond të parë për shkak të zhvendosjeve masive të popullsisë që po ndodhin në botë.

Shpenzimet e BE-së për emergjencat janë shtuar rregullisht, nga 12 milion euro në vitet 2012-2014 në më shumë se 275 milion euro në vitet 2015-2018. Në vitin 2017, BE-ja i dedikoi 6% të shpenzimeve humanitare edukimit për emergjencat, kurse në vitin 2018 kjo përqindje u shtua në 8%.

Sqarimet e komisionit për shpenzimet theksojnë 4 prioritete: “Fuqizimi i sistemeve dhe partneritetit për një përgjigje arsimore të shpejtë, efiçente, efektive dhe innovative; promovimi i aksesit, përfshirjes dhe barazisë; promovimi i edukimit për paqe dhe mbrojtje; mbështetja për edukim cilësor me rezultate të larta.”

Objektivi gjatë emergjencave dhe krizave është që fëmijët ti rikthehen mësimit brenda 3 muajve.

“Pse jam kaq i obsesionuar me këtë temë?” iu drejtua komisioneri europian gazetarëve.

“Sepse edukimi është sektori më pak i financuar në rast emergjencash. Rreth 75 milion (një shifër shokuese) fëmijë të moshës shkollore kanë ndërprerë shkollën gjatë krizave dhe emergjencave në Siri, Irak, Afganistan, DRC dhe Sudanin e Jugut. Lista fatkeqësisht është e gjatë dhe po vazhdon të rritet.”

Mes vitit 2012 dhe 2018, më shumë se 5.5 milion fëmijë nga 52 vende përfituan fonde nga BE për edukimin në emergjenca.

Pa përfshirje në edukim, tha komisioneri, fëmijët rrezikojnë të bien pre e dhunës, punës së detyruar, rekrutimit ushtarak të detyruar, martesës së detyruar dhe radikalizimit.

Ai e quajti edukimin gjatë emergjencave jo vetëm një detyrim moral por dhe një investim strategjik për paqen dhe zhvillimin në botë.

Stylianides tha se BE dëshiron të fokusohet në të gjitha nivelet e edukimit dhe se politikat e saj theksojnë “edukimin gjatë gjithë jetës, përfshirë edukimin formal dhe jo formal, në fëmijërinë e hershme, gjatë moshës së shkollës fillore, moshës së gjimnazit, moshës universitare (përfshirë edukimin profesional, universitetin dhe forma të tjera të edukimit).

Jonathan Beger, drejtori i projektit “Eu Advocacy”, nga World Vision, e quajti njoftimin “një lajm të shkëlqyer për ne që punojmë me fëmijët, për të cilët edukimi dhe shkolla janë çështje jete a vdekjeje.”

Beger tha se shkolla është një mjet i fuqishëm për të mbrojtur fëmijët gjatë konfliktit, që ata të kenë të ardhme dhe të ndihmohen për të adresuar frikat dhe eksperiencat e këqija.

Ai shtoi se shumica e 263 milion fëmijëve që nuk janë në shkollë sot jetojnë në zona të paqëndrueshme, me konflikte dhe varfëri ekstreme. Ai tha se është inkurajuese që edukimi i vajzave është në fokus. Vajzat janë 2.5 herë më të rrezikuara që të mbeten jashtë shkollës se sa djemtë.

“Për vajzat sidomos, edukimi mund të jetë një platformë e sigurtë për të përfituar shërbime të tjera shtesë.”

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s