Si funksionon programi EU Aid Volunteers dhe përfitimet e Shqipërisë

 

 

 

 

Në vitin 2014 Bashkimi Europian krijoi “Iniciativën e BE-së të Vullnetarëve Humanitarë” (European Voluntary Humanitarian Aid Corps ose EU Aid Volunteers Initiative) me rregulloren nr. 375/2014. Bashkimi Europian dhe vendet anëtare të tij ofrojnë pothuaj 50% të ndihmës humanitare në botë, por pavarësisht këtij kontributi kaq të madh synimi është që angazhimi humanitar të zgjerohet edhe më tej. Puna e vullnetarëve “EU Aid” do të realizohet konform parimeve të vullnetarizmit të aprovuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian “Konsensusi Europian mbi Ndihmën Humanitare”.

Ky dokument thekson se krizat nëpër botë po shtohen për shkaqe të ndryshme, përfshirë për shkak të ndryshimeve klimatike, të konkurrencës në rritje për akses tek burimet natyrore dhe energjia, të varfërisë ekstreme dhe të qeverisjes jo të mire. Këto kriza humanitare kanë sjellë lëvizje masive popullsie si brenda vendeve ashtu dhe midis vendeve. Ka një tendencë që ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të ndihmave humanitare, të refugjatëve të injorohen apo të shkelen.

Përgjegjësia kryesore për përgjigjen ndaj emergjencave e kanë vetë shtetet ku ndodh emergjenca. BE ka një rol mbështetës. Në ofrimin e ndihmës humanitare BE bazohet mbi disa parime kryesore si neutraliteti, parimi I mosdëmtimit, ruajtja e sigurisë së vullnetarëve etj. Vullnetarët “EU Aid” mund të shkojnë jo vetëm në vende që janë në gjendje emergjence por dhe në vende të varfra për të shtuar rezistencën e tyre ndaj krizave të mundshme në të ardhmen.

Iniciativa EU Aid krahas ndihmës humanitare synon dhe në shtimin e frymës vullnetare në Europë,  zhvillimin në nivel personal të vullnetarëve, të njohurive të tyre ndër-kulturore, të kapaciteteve të tyre për tu punësuar. Puna e vullnetarëve në vendet pritëse organizohet në mënyrë të ngjashme me vullnetarët e programit Erasmus plus: ka një organizatë nisëse e cila realizon rekrutimin e vullnetarit në vendin e origjinës, një organizatë pritëse e cila mbikëqyr punën e vullnetarit në vendin pritës dhe loz rol të ngjashëm me punëdhënësin.

Rregullorja 375/2014 përcakton se organizatat nisëse dhe pritëse të vullnetarëve do të akreditohen nga BE-ja. Do të krijohet një databazë me të dhënat e vullnetarëve “Eu Aid”. Organizatat nisëse dhe pritëse do të trajnohen mbi zbatimin e projekteve të vullnetarizmit. Organizatat nisëse duhet të kenë selinë në një nga vendet e BE-së. Organizatat nisëse mund të jenë nga vendet kandidate për BE-së, nqs. këto vende kanë marrëveshje me BE-në. Pra Shqipëria për momentin nuk mund të nisë vullnetarë “EU Aid”, por mund të presë vullnetarë. Për këtë organizatat shqiptare duhet të certifikohen nga programi Eu Aid. Vullnetarët mund të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e shëndetit, të arsimit etj.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.