Rekomandime për investimet dhe buxhetimin e bashkisë Pukë

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare i ka nisur së fundmi bashkisë Pukë një letër me rekomandime mbi investimet dhe buxhetin e kësaj bashkie.

Në kuadër të projektit “Buxhetim me pjesëmarrje për një qeverisje lokale më të përgjegjshme”, të financuar nga BE dhe mbështetur nga ANTTARC, NCCS ka realizuar  gjatë fundvitit 2016 dhe vitit 2017 takime me komunitetet lokale të bashkisë së Pukës, me kryepleqtë e fshatrave, për të mbledhur prioritetet e investimit, të shërbimeve publike e të buxhetimit që këto komunitete kanë.

Në këto takime NCCS ka identifikuar ndër të tjera këto prioritete për investime në fshatrat e bashkisë:

Fshati Prioriteti
Breg Mirëmbajtja e varrezës
Bicaj Riparimi i rrugëve lokale
Lumzi Riparimi i rrugëve lokale
Buhot Furnizimi me ujë të pijshëm
Blinisht Rikonstruksion i rrugës auto
Gomziqe Rikonstruksion i Ujësjellësit
Luf qender, Luf Pla, Kqirë Furnizimi me ujë të pijshëm
Rras Rikonstruksioni i tubacionit për ujin vaditës dhe ujin e pijshëm
Kalivare Pastrimi i ujit vaditës nga ndotjet kimike
Dom Ndërtimi i rezervuarit  të ujit pijshëm dhe vaditës
Gjegjan Rikonstruksion i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Lagje Haxhiaj dhe Pacaj
Gojan Rikonstruksion i kanalit vaditës të fshatit
Shkoze Sistemim asfaltim i rrugëve të fshatit si dhe hapja e rrugës së lagjes nën Udhja e madhe
Qerret Rikonstruksion i kanalit vaditës për lagjen Katund dhe lagjen  Tafilake
Në gjithë fshatrat Zhbllokim në kohë i rrugëve gjatë reshjeve të dendura të dëborës

NCCS i ka sugjeruar bashkisë Pukë të marrë në konsideratë gjatë përgatitjes së projekt-buxhetit të vitit 2018 prioritetet e mësipërme.

Gjithashtu, NCCS nëpërmjet kërkesave për informacion dhe vizitave në terren ka mbledhur të dhëna mbi problematika të ndryshme në bashki dhe ka nisur këto rekomandime shtesë:

Rekomandim: Riciklimi i mbetjeve

Sipas ligjit nr. 10463, date 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, njësitë e qeverisjes vendore grumbullojnë në mënyrë të diferencuar mbetjet, brenda 31 dhjetorit 2018, të paktën për këto rryma mbetjesh: letër, metal, plastikë dhe qelq.

Riciklimi i mbetjeve pakëson mbetjet që përfundojnë në vend-depozitim si dhe është burim të ardhurash.

Bashkia e Pukës nuk ka arritur të fillojë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në asnjë lagje apo zonë pilot. Përdorimi i koshave të diferencuar mund të fillojë në lagje pilot për tu shpërndarë më tej në lagjet më periferike. Nuk është e nevojshme të ketë investime shtesë nga bashkia për realizimin e riciklimit. Në vendgrumbullimet ku ka 2 kosha publikë bashkia mund të ngjyrosë me jeshile koshat për mbetjet e riciklueshme dhe me ngjyrë tjetër koshat për mbetjet e pariciklueshme. Mbetjet e riciklueshme mund ti lihen grumbulluesve ambulantë, të cilët i çojnë tek fabrikat e riciklimit pa asnjë kosto nga ana e bashkisë.

Bashkia mund të organizojë fushatë informimi për qytetarët si dhe të aplikojë gjoba për ata që nuk kryejnë ndarjen e mbetjeve në burim.

Rekomandim: Mirëmbajtja e vend-depozitimi të mbetjeve

Vend-depozitimi i mbetjeve nuk respekton standartet minimale mjedisore e teknike. Ky vend-depozitim është stacion transferimi, nga i cili mbetjet duhet të shkojnë në lendfillin e Bushatit. Vend-depozitimi është pa shtresë apo veshje në pjesën e poshtme apo anësore që të shërbejë si pengesë për depërtimin e shllamit në ujërat sipërfaqësore, nëntokësore të zonës, ose në tokë. Si rrjedhojë rrjedha e përroit të Muhamed Beqirit merr me vete ujërat e ndotura që rrjedhin nga ky vend depozitimi. Mbetjet nuk kontrollohen, peshohen, apo regjistrohen. Nuk ekzistojnë dhe nuk zbatohen procedurat për parandalimin e zjarrit dhe fikjen e tij në raste emergjence apo aksidentale.

Rekomandojmë që bashkia të vendosë një taksë të përkohshme ose tarifë mbi shishet plastike të shitura nga njësitë tregëtare në bashki, e cila të përdoret për të investuar në vend-depozitimin e mbetjeve. Kjo taksë rëndon mbi ndotësin, nxit pakësimin e përdorimit të shisheve plastike, si dhe shton të ardhurat e bashkisë për rregullimin e vend-depozitimit.

Rekomandim: Vendosja e një çmimi nga njësitë tregëtare mbi qeset plastike

Sipas VKM-së nr. 177, date 6.3.2012 “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre”, kapitulli XV, pika 5, njësitë tregëtare e kanë të ndaluar përdorimin e qeseve të pabiodegradueshme. Qeset e biodegradueshme e kanë të detyrueshme vendosjen mbi to të shenjës identifikuese. Nga verifikimi ynë në terren në bashkinë e Pukës nuk rezulton të ketë asnjë njësi tregëtare që të përdorë qese të biodegradueshme.

Sugjerojmë që bashkia të hyjë në marrëveshje me njësitë tregëtare, duke ndjekur shembullin e bashkisë së Tiranës, për vendosjen e një çmimi për çdo qese që u jepet blerësve në njësitë tregëtare. Kjo marrëveshje po funksionon me sukses në njësitë tregëtare të Tiranës.

Rekomandim: Aprovimi i Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve

Që prej vitit 1994 grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve dhe shërbimet e tjera të pastrimit i janë deleguar autoriteteve lokale, duke i bërë këto të fundit përgjegjëse për manaxhimin e tyre dhe njëkohësisht, duke u siguruar financimin nga qeverisja qendrore me anë të “granteve të pakushtëzuara”. Hartimi i planit vendor nga Njësitë e Qeverisje vendore është një detyrim ligjor i përcaktuar nga Ligji i ri nr.10 463, datë 22.09.2011 “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku në nenin 12, pika 2 citohet:  Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me kërkesat e nenit 10 të këtij ligji. Bashkia e Pukës nuk ka aprovuar një Plan Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve. Rekomandojmë që bashkia të aprovojë një plan të tillë.

Rekomandim: Rritja e transparencës së punës së bashkisë

Kërkesat e QKShK-së për informacion gjatë vitit 2016 dhe 2017 janë zbatuar me vonesë. Nëse kjo vonesë vjen për shkak të kërkesave të shumta për informacion nga qytetarët, bashkia mund të shtojë informacionin publik në uebsitin e saj.

Sugjerojmë që bashkia e Pukës të krijojë një hapësirë të veçantë dhe të posaçme në uebsitin e saj për buxhetet e aprovuara dhe faktike ndër vite. Ky informacion është i detyrueshëm për tu bërë publik sipas ligjit për të drejtën e informimit.

Rekomandim: Menaxhim më i drejtë i ujërave:

 Puka është përfshirë në valën e ndërtimit të HEC-eve të reja. Ndërkohë që HEC-et janë investime të rëndësishme në energjitikë, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për banorët e zones dhe impakti ekonomik i pakësimit të ujit në dispozicion të fermerëve mund të jetë më i rëndë për ekonominë e Pukës se sa përfitimi nga ndërtimi i HEC-eve. Ndjekja e kujdesshme nga bashkia e ndikimit në bujqësi të HEC-eve tashmë të ndërtuara mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të kujdesshme në të ardhmen për ndërtimin ose jo të HEC-eve të tjera. Për zonat e prekura nga hidrocentralet tashmë të ndërtuara, si psh. Fshati Rras, bashkia duhet të mbështesë me investime shtesë fermerët e zonës për të mundësuar sigurimin e ujit për vaditje.  Fermerët ankohen se ka mungesë investimesh në vaditje.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s