Rekomandime për investimet dhe buxhetimin e bashkisë Fushë-Arrëz

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare në kuadër të projektit “Buxhetim me pjesëmarrje për një qeverisje lokale më të përgjegjshme”, të financuar nga BE dhe mbështetur nga ANTTARC, ka realizuar takime me komunitetet lokale të bashkisë së Fushë-Arrëzit, me kryepleqtë e fshatrave, për të mbledhur prioritetet e investimit, të shërbimeve publike e të buxhetimit që këto komunitete kanë.

Gjatë  aktiviteteve NCCS ka identifikuar këto prioritete për investimet dhe shërbimet publike:

Fshati Prioriteti
Kryezi, Orosh a) mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore. b) Mirëmbajtja e kanaleve vaditëse. c) mirëmbajtja e varrezës.
Fshati Fushë-Arrëz Papunësia mes të rinjve, rikonstruksioni i rrugës Morinaj-Varreza–Fushagji-Memaj.
Qebik, Blerim, Trun, Sakat Mirëmbajtja e rrjetit vaditës, mirëmbajtja e rrugëve
Lajthiza Transporti i fëmijëve në shkollë, mirëmbajtja e rrugëve
Iballa Rikonstruksion i rrjetit elektrik; Mirëmbajtja e rrugëve
Berisha e Vendit Ndërtimi i rrugës Berishë e Vendit-Qelëz
Iballë Qendër Ujë të pijshëm
Në gjithë fshatrat Zhbllokim në kohë i rrugëve gjatë reshjeve të dendura të dëborës
Poravë Rikonstruksion i çatisë së Qendrës Shendetesore
Mzi Rikonstruksion i kanalit vaditës
Sapaç Ndërtim i rrugës auto Sapaç- rruga auto Fushe-Arrez Iballë
Flet Rikonstruksion i Ujësjellësit të fshatit
Micoj Rikonstruksion i rrugës auto Fushe-Arrëz Shkolla Micoj
Lumbardhë Rikonstruksion  i rrugës auto Fushe-Arrëz Lumbardhë
Qafë-Mali Rikonstruksion i rrugëve të brendshme të fshatit
Qyteti Fushe-Arrëz dhe lagja Nushaj Rikonstruksion i rrugëve të brendshme
Tuç Rikonstruksion i rrugës auto Fushe-Arrëz Tuç
Në fshatrat rreth liqenit të Komanit Lidhja me rrugë për të dale në limanin në liqenin e Komanit

NCCS i ka sugjeruar bashkisë Fushë-Arrëz të marrë në konsideratë gjatë përgatitjes së projekt-buxhetit të vitit 2018 këto prioritete.

Gjithashtu, NCCS nëpërmjet kërkesave për informacion dhe vizitave në terren ka mbledhur të dhëna mbi problematika të ndryshme në bashki dhe ka bërë këto rekomandime shtesë:

Rekomandim: Riciklimi i mbetjeve

Sipas ligjit nr. 10463, date 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, njësitë e qeverisjes vendore grumbullojnë në mënyrë të diferencuar mbetjet, brenda 31 dhjetorit 2018, të paktën për këto rryma mbetjesh: letër, metal, plastikë dhe qelq.

Riciklimi i mbetjeve pakëson mbetjet që përfundojnë në vendgrumbullim si dhe është burim të ardhurash. Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka arritur të fillojë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Përdorimi i koshave të diferencuar mund të fillojë në lagje pilot për tu shpërndarë më tej në lagjet më periferike. Nuk është e nevojshme të ketë investime shtesë nga bashkia për realizimin e riciklimit. Në vendgrumbullimet ku ka 2 kosha publikë bashkia mund të ngjyrosë me jeshile koshat për mbetjet e riciklueshme dhe me ngjyrë tjetër koshat për mbetjet e pariciklueshme. Mbetjet e riciklueshme mund ti lihen për grumbullim ambulantëve, të cilët i çojnë tek fabrikat e riciklimit pa asnjë kosto nga ana e bashkisë.

Bashkia mund të organizojë fushatë informimi për qytetarët si dhe të aplikojë gjoba për ata që nuk kryejnë ndarjen e mbetjeve në burim.

Rekomandim: Vendosja e një çmimi nga njësitë tregëtare mbi qeset plastike

Sipas VKM-së nr. 177, date 6.3.2012 “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre”, kapitulli XV, pika 5, njësitë tregëtare e kanë të ndaluar përdorimin e qeseve të pabiodegradueshme. Qeset e biodegradueshme e kanë të detyrueshme vendosjen mbi to të shenjës identifikuese. Nga verifikimi ynë në terren në bashkitë e Pukës dhe Fushë-Arrëzit nuk rezulton të ketë asnjë njësi tregëtare që të përdorë qese të biodegradueshme.

Sugjerojmë që bashkia të hyjë në marrëveshje me njësitë tregëtare, duke ndjekur shembullin e bashkisë së Tiranës, për vendosjen e një çmimi për çdo qese që u jepet blerësve në njësitë tregëtare. Kjo marrëveshje po funksionon me sukses në njësitë tregëtare të Tiranës.

Rekomandim: Aprovimi i Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve

Që prej vitit 1994 grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve dhe shërbimet e tjera të pastrimit i janë deleguar autoriteteve lokale, duke i bërë këto të fundit përgjegjëse për manaxhimin e tyre dhe njëkohësisht, duke u siguruar financimin nga qeverisja qendrore me anë të “granteve të pakushtëzuara”. Hartimi i planit vendor nga Njësitë e Qeverisje vendore është një detyrim ligjor i përcaktuar nga Ligji i ri nr.10 463, datë 22.09.2011 “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku në nenin 12, pika 2 citohet:  Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me kërkesat e nenit 10 të këtij ligji. Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka aprovuar një Plan Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve. Rekomandojmë që të aprovojnë një plan të tillë.

Rekomandim: Rritja e transparencës së punës së bashkisë

Përgëzojmë bashkinë për hapjen e një faqe interneti me informacion mbi punën e saj. Gjithsesi, mendojmë se bashkia ka ende shumë për të bërë për rritjen e transparencës. Kërkesat e QKShK-së për informacion gjatë vitit 2016 dhe 2017 janë zbatuar me vonesë nga stafi i bashkisë. Nëse kjo vonesë vjen për shkak të kërkesave të shumta për informacion nga qytetarët, bashkia mund të shtojë informacionin publik në uebsitin e saj.

Sugjerojmë që bashkia e Fushë-Arrëzit të krijojë një hapësirë të veçantë dhe të posaçme në uebsitin e saj për buxhetet e aprovuara dhe faktike ndër vite. Ky informacion është i detyrueshëm për tu bërë publik sipas ligjit për të drejtën e informimit.

Rekomandim: Menaxhim më i drejtë i ujërave: 

Ndërkohë që HEC-et janë investime të rëndësishme në energjitikë, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për banorët e zones dhe impakti ekonomik i pakësimit të ujit në dispozicion të fermerëve mund të jetë më i rëndë për ekonominë e Fushë-Arrëzit se sa përfitimi nga ndërtimi i HEC-eve. Ndjekja e kujdesshme nga bashkia Fushë-Arrëz e ndikimit në bujqësi të HEC-eve tashmë të ndërtuara mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të kujdesshme në të ardhmen për ndërtimin ose jo të HEC-eve të tjera. Për zonat e prekura nga hidrocentralet tashmë të ndërtuara bashkia duhet të mbështesë me investime shtesë fermerët e zonës për të mundësuar sigurimin e ujit për vaditje.  Fermerët ankohen se ka mungesë investimesh në vaditje.

Rekomandim: Shtim i ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen ndaj dhunës në familje: 

Sipas të dhënave të dhëna nga Bashkia Fushë-Arrëz, ka patur vetëm një rast dhune familjare të raportuar për periudhën 2010-2014, ndërkohë që në nivel kombëtar vetëm për vitin 2014 janë raportuar 14.4 raste dhune në familje për 10,000 banorë. Ky nivel i ulët mund të jetë tregues i raportimit të pakët nga viktimat e dhunës. Rekomandojmë që bashkia të shtojë ndërgjegjësimin mbi mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje, duke  shpallur në ambjentet e saj personin e kontaktit për raste të dhunës në familje, informacion për strehëzat e grave e dhunuara, mbi numrat e telefonit falas për këshillimin ndaj viktimave të dhunës etj.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s