A janë të sigurtë të huajt në Shqipëri?

 

 

 

NCCS ka përpiluar një manual sigurie për vullnetarët e huaj që pritet të vijnë pranë saj në kuadër të projektit EU Aid. Projekti « Reinforcement and sustainability in Humanitarian Volunteering Management”, zbatuar nga ADICE dhe shoqata të tjera partnere në rajon, ka trajnuar stafin tonë ndër të tjera dhe mbi shkrimin e këtij manuali.

Cilat janë rreziqet për të huajt në Shqipëri? A është Shqipëria një vend i rrezikshëm?

Gjatë vitit 2015 në Shqipëri kishte 2.28 vrasje për 100,000 banorë. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin ka të dhëna krahasuese për gjithë vendet e botës dhe Shqipëria renditet e 77-a ndër 219 vende (të renditura nga vendi me më pak vrasje). Disa vende të zhvilluara kanë statistika më të këqija vrasjesh se Shqipëria, si psh. SHBA, Estonia, Turqia, Lituania etj. Disa vende si Franca dhe Belgjika nuk kanë statistika shumë të ndryshme, Belgjika psh. ka 1.95 vrasje për 100,000 banorë kurse Franca ka 1.58 vrasje për 100,000 banorë.

Gjatë vitit 2015, në çdo 10,000 banorë ka pasur 120 të dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Shumica e veprave penale janë për posedim të paligjshëm armësh, posedim substancash psikotrope.

Për sa i përket sigurisë rrugore, në vitin 2010 Shqipëria kishte 15 aksidente rrugore për 100,000 banorë, ndërkohë që mesatarja europiane është 9.

Manuali i sigurisë i NCCS-së ka identifikuar rreziqe të tjera që lidhen me krimin, rreziqe për shëndetin, nga ushqimet jo të sigurta, nga fatkeqësitë natyrore, nga tensionet fetare, etnike etj.

Ky manual do të jetë mbështetje për vullnetarët e huaj që të kuptojnë më mirë kontekstin ku do të punojnë.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s