Manual mbi prindërimin pozitiv të adoleshentëve

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare sjell sot për prindërit manualin “Prindërimi Pozitiv i Adoleshentëve”.

Kur bëhemi prindër jeta jonë ndryshon rrënjësisht. Energjia, përpjekjet dhe dëshirat tona fokusohen tek fëmija dhe zhvillimi i tij. Prindërimi i mirë ndihmon zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës dhe kthimin e tij në një anëtar të dobishëm të shoqërisë. Nuk mjafton dëshira e mirë dhe përpjekjet e prindit për të rritur sa më mire një fëmijë. Prindi ka nevojë dhe për mbështetje dhe këshilla për rritjen e fëmijëve. Ai ka nevojë për mbështetjen e profesionistëve të ndryshëm si psikologu i shkollës, mjeku i familjes, infermierja e zonës, punonjës të shërbimeve sociale etj. kur has vështirësi në mirërritjen e fëmijëve. Një manual me këshilla praktike gjithashtu mund të kthehet në një mik të ngushtë për të. Ky manual ofron këshilla për mirërritjen e fëmijëve të moshës së adoleshencës. Ai u drejtohet prindërve të adoleshentëve por edhe prindërve të ardhshëm të adoleshentëve.

Manuali u hartua në kuadër të projektit “Prindërimi pozitiv për një fëmijëri të shëndetshme” në qytetin e Gjirokastrës.
Ai është pjesë e Projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me Terre des hommes në Shqipëri.

Bashkëpunuan për përgatitjen e manualit Rita Strakosha, Avokate, M.P. në Psikologji Klinike; Anjeza Dervishi, Psikologe kliniciste; Eglantina Lula, M.A. Punë Sociale; Liliana Dango, Drejtore Ekzekutive.

Manuali u recensua nga Prof. Dr. Edmond Dragoti.

Përmbajtja e këtij publikimi është nën përgjegjësinë e Qendrës Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe këndvështrimet e autorëve jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Terre des hommes në Shqipëri.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s