Tryezë e rrumbullakët mbi menaxhimin e mbetjeve në Durrës dhe Elbasan

tryeza e rrumbullaket per mbetjet

Më datë 29 shtator NCCS organizoi një tryezë të rrumbullakët “Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë e Elbasanit dhe Durrësit”, me përfaqësues të OJV-ve, institucioneve publike, aktivistëve etj. Ishin prezent në takim ndër të tjerë dhe drejtoresha ekzekutive e NCCS-së, Liliana Dango, drejtoresha e Institutit Shqiptar të Shkencës, Aranita Brahaj; aktivisti mjedisor, Sazan Guri; specialistja mjedisore e bashkisë Durrës, Rudina Trikshiqi, drejtori i OJF-së “Tjetër Vizion”,  Arjan Çala etj.

Takimi u organizua për të prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e projektit “Inkurajimi i praktikave të mira në menaxhimin e mbetjeve urbane”, i cili monitoroi menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Durrësit dhe Elbasanit. Gjetjet u bazuan mbi informacionin e mbledhur nëpërmjet kërkesave formale për informacion, nga uebsitet e bashkive, te OJF-ve, nga vizitat në terren etj.

NCCS i ka nisur bashkisë Durrës 11 rekomandime, kurse bashkisë Elbasan 9 rekomandime për menaxhimin e mbetjeve. Për gjetjet dhe rekomandimet janë vënë në dijeni dhe Ministria e Mjedisit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pjesëmarrësit në takim mbështetën rekomandimet. Aktivistët mjedisorë Qerim Ismeni dhe Sazan Guri, vërejtën mbi rekomandimin që incineratori në Elbasan të riciklojë mbetjet e riciklueshme, se ky incinerator nuk ka interes ekonomik të riciklojë dhe nuk ka për ta marrë në konsideratë rekomandimin.

Specialistja mjedisore e bashkisë Durrës, Znj. Trikshiqi, vërejti se në Durrës janë matur nivele të larta të kadmiumit, ndoshta për shkak të trafikut të shtuar, kurse drejtori i shoqatës “Tjetër Vizion”, Z. Arjan Cala, raportoi për nivele të larta të matura të grimcave PM10, të cilat shtohen nga keqmenaxhimi i mbetjeve inerte.

 

 

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s