Ukrainë: Projekti “Kesh për punë” nga BE ofron ndihmë për të zhvendosurit nga lufta

sergey_photo_opt

BE po mbështet punësimin e ukrainasve të zhvendosur nga lufta nëpërmjet disa projekteve nda departamenti i ndihmave humanitare dhe mbrojtjes civile.

Qyteti Soledar (që përkthehet “kripa dhuratë”) është i famshëm për minierat e tij të kripës, të cilat janë më të mëdhajat në Ukrainë. Lufta këtu ka 2 vjet që ka mbaruar, por ka lënë gjurmë. Punësimi në minierat e kripës është pakësuar ndjeshëm, edhe eksportet e kripës, duke lënë kështu një pjesë të mire të popullsisë lokale pa punë. Shumë njerëz që kanë braktisur shtëpitë për shkak të konfliktit kanë pak shanse për të gjetur punë.

Ka 500 familje të zhvendosura në Soledar. Partneri i Alliance2015, “Njerëz në nevojë” (People in Need), po mbështet 30 persona të zhvendosur përmes një projekti “Kesh për punë”, të financuar nga departamenti i ndihmave humanitare dhe mbrojtjes civile, i BE-së. Personat e punësuar hapën  vend për një kënd lojrash duke prerë shkurret, kositur barin, pastruar mbetjet. Ata punonin 4 orë në ditë, për 10 ditë, dhe u paguan 100 dollarë. Pothuaj të gjithë janë prindër dhe janë dyfish të motivuar të punojnë për këtë kënd të ri lojrash.

Në lëvizje

Sergej, 38 vjeçar, një ish-minator dhe i zhvendosur nga lufta, është një ndër pjesëmarrësit e projektit. Ai na prezanton me familjen e vetë. “Hë, djalë i mbarë, na thuaj!”, i thotë djalit të tij 3 vjeçar, Kolya, i cili i përqafon këmbën. Djali skuqet në fytyrë dhe vrapon për tek lodrat. Ai është i vogël për ta ditur se këto 2 vjet familja e tij është zhvendosur 3 herë.

Nuk e mban mend Torez-in, një qytet i vogël në zonën e kontrolluar nga rebelët, ku ka lindur. Djali, babai Sergey dhe nëna Lena, u larguan nga luftimet dhe u zhvendosën në Ukrainën perëndimore, pataj u rikthyen në Ukrainën lindore, që të zhvendoseshin përsëri në Soledar.

Sergej kujton se si në verën e vitit 2014, avioni civil i kompanisë Malajzia Airlajns u rrëzua nga rebelët afër shtëpisë së tyre dhe miniera e kripës ndaloi punën. Atëhere familja vendosi të largohej. Nuk shikonin perspektive për një jetë të paqme në atë zone. Djali kishte nevojë për kujdes shëndetësor, çka spitali nuk ja ofronte dot.

Përpjekjet për djalin

“Ka qenë sëmurë qysh foshnje,” thotë Lena. Ai ka problem me shikimin, si dhe një sëmundje të përparuar në veshka e cila i nxorri jashtë përdorimit 80% të veshkës. Vjeshtën e kaluar bëri operacion, i cili kushtoi 2400 dollarë. Familja harxhoi gjithë kursimet, kërkoi dhe borxh nga familjarët e shoqatat për të mbuluar shpenzimet e mjekimit.

Aktualisht ata po përpiqen të kursejnë para për ekzaminime mjekësore të mëtejshme. Pensioni i vogël i Sergejit nuk i mbulon shpenzimet e familjes, kështuqë ai bën punë sezonale here pas here, kurse Lena punon natën në një market që të ketë mundësi të jetë me djalin gjatë ditës.

Familja kishte mbi një vit pa marrë ndihmë humanitare, derisa projekti “Kesh për punë” i shoqatës “Njerëz në nevojë” filloi ti mbështeste, duke u krijuar mundësi që të blenin rroba të ngrohta dhe vitamina për djalin. Nqs. u mbeten para do të blejnë rroba dhe për vete.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s