Projekti “EU Aid Volunteers”

 

 

 

 

Projekti “EU AID volunteers” mbështet financiarisht nisjen dhe punën e profesionistëve vullnetarë në vende me nevoja humanitare jashtë BE-së. Eshtë një projekt i nisur në vitin 2015, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2020. Mbi 4000 vullnetarë pritet të nisen në vende të ndryshme të botës. 10,000 vullnetarë mund të përfshihen onlajn në punë vullnetare. Projekti ka një buxhet prej 147 milion eurosh. Nisja e vullnetarëve të parë ka filluar në vitin 2016.

Vullnetar EU-Aid mund të bëhen personat që janë shtetas ose rezidentë afatgjatë në vendet e BE-së. Vullnetarë nga vende të tjera, si vendet kandidate për BE, do të mund të aplikojnë nëse BE nënshkruan marrëveshje dypalëshe me vendin e tyre. Vullnetarët onlajn mund të vijnë nga cilido vend i botës.

Vullnetari paguhet me një rrogë modeste që është llogaritur të mbulojë shpenzimet e jetesës në vendin mikpritës. Përpara nisjes së vullnetarit, ai trajnohet mbi BE-në, politikat humanitare të BE-së, mbi kujdesin për sigurinë, shëndetin e tij në vendin mikpritës.

Çfarë do të bëjë vullnetari EU Aid?

Puna e vullnetarit varet nga kërkesat specifike të organizatës pritëse. Profesionistë si ekonomistë, inxhinjerë, mjekë, infermierë etj. mund të punojnë në profesionin e tyre si vullnetarë në vendin mikpritës.

Disa vende ku projekti ka nisur vullnetarë përfshijnë Haitin, Malawin, Sierra Leonen etj.

Kohëzgjatja e vullnetarizmit:

Kohëzgjatja shkon nga 1 muaj në 18 muaj.

Organizatat nisëse dhe pritëse

Organizatat nisëse dhe pritëse të vullnetarëve duhet të jenë të akredituara nga EU Aid volunteer. Organizatat nisëse përzgjedhin kandidatin e përshtatshëm, e trajnojnë paraprakisht. Organizatat pritëse janë përgjegjëse për mentorimin e vullnetarit, akomodimin dhe sigurimin e kushteve të punës.

Organizatat nisëse janë rezidente në BE. Organizatat nga vendet kandidate mund të akreditohen si nisëse nëse BE hyn në marrëveshje dypalëshe me vendin e tyre.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s