Pastrimi në njësitë rurale në Elbasan, banorët ankohen për shërbimin, bashkia kërkon mirëkuptim

Fatbardha Nergjoni, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare 

Shërbimet e sidomos ai i pastrimit mbeten sfida për tu kapërcyer për Bashkinë e re të Elbasanit. Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, 12 ish komunat e rrethit te Elbasanit janë bërë pjesë e Bashkisë së re si njësi administrative. Pastrimi i mbetjeve urbane mbetet pikë kyçe e sfidës së formacionit të ri vendor të Bashkisë Elbasan pasi pastrimi i qytetit ka mbi 10 vite që realizohet nga një kompani private. Mjetet e njësive administrative rezultojnë të pamjaftueshme për të grumbulluar mbetjet e të gjitha njësive çdo ditë. Shumë nga njësitë administrative vuajnë mungesën e kazanëve të mbeturinave. Në njësinë Gjergjan, banorët ankohen se mbetjet pastrohen shumë rrallë dhe kazanët mungojnë fare. Bujar Qosja thotë se në njësinë e tij mungon infrastruktura për grumbullimin e mbetjeve. “Ne nuk kemi kosha për mbetjet urbane dhe pastrimi bëhet shumë rrallë. Nuk kemi parë asnjë investim këto dy vitet e fundit në administrimin e bashkisë së re”.

Ndërkohë në Papër edhe pse ekzistojnë kazanët, në pjesën më të madhe ato janë të dëmtuar dhe banorët ankohen se mjeti i pastrimit vjen shumë rrallë. “Mjeti i bashkisë për plehrat vjen gati një herë në muaj. A mund të pastrohen mbetjet një herë në muaj në Papërr? çdo njësi duhet të ketë një mjet të vetin për plehrat pasi bashkia e madhe me mjetet e saj e ka të pamundur ti mbulojë të gjitha”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbetjet në Papërr

E njëjta situatë është edhe në Labinot-Fushë. Si një njësi me shumë biznese shërbimi, kazanët e mbetjeve i ka të domosdoshme por nga një vëzhgim i thjeshtë ato mungojnë tërësisht. Mjeku i zonës Hasan Demiri thotë se kësaj njësie i mungojnë kazanët e mbetjeve. “Këto dy vite nuk kemi parë të na sjellë njëri kosha mbeturinash. Kazanët këtu janë të rëndësishëm, pasi jemi buzë rruge dhe kemi shumë restorante. Nuk është gjë e mirë që të mos kemi kosha mbeturinash edhe ne këtu në Labinot ku gati konsiderohemi pjesë e qytetit të Elbasanit”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbetjet në Labinot

Për pastrimin e rrallë të mbetjeve ankohen edhe banorët e Shirgjanit që janë edhe më pranë ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë.

Bashkia Elbasan thotë se pastrimi kryhet rregullisht dhe problem janë mbetje të tjera të vreshtave apo inerteve që përfundojnë bashkë me mbetjet urbane. Përgjegjësi i pastrimit pranë ndërmarrjes së mirëmbajtjes Armand Rusta thotë se qytetarët nuk i hedhin mbetjet në kazanët apo pikat e vendosura. “Ne si bashki Elbasan kemi një grafik dhe shkojmë çdo ditë të cilin e zbatojmë në të gjitha njësitë administrative. Shkojmë çdo ditë në njësitë administrative rurale. Kemi një problem për shkak të inerteve dhe mbetjeve bujqësore te rrushit, portokallëve apo produkteve të tjera që përfundojnë bashkë me mbetjet urbane”. Bashkia ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve në respektimin e grafikëve dhe të vendgrumbullimeve për mbetjet urbane.

Ai i bën thirrje të respektojnë grafikët, e vendosur në njësitë administrative dhe të mos hedhin inertet në vendet e mbetjeve urbane. Po kështu sipas Rustës, qytetarët nuk i hedhin mbetjet në kazanët e vendosur në pikat e përcaktuara më parë.  Ai deklaron se koshat edhe fotografohen për llojin e mbetjeve që hidhen.

Në vëzhgim janë marrë vetëm njësitë administrative pranë rrugëve kombëtare dhe që kanë të zhvilluara bizneset. Ndërkohë në njësitë e tjera, problemet e pastrimit janë më të mëdha që lidhen edhe me situatën e trashëguar nga ish komunat por që tashmë presin zgjidhje nga bashkia Elbasan.

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s