Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Nga Rita Strakosha

Qendra Kombëtare Për Sherbime Komunitare (QKShK) zhvilloi  sot me të rinjtë e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, takimi ndërgjegjësues “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Qëllimi i këtij aktiviteti është të promovojë barazinë gjinore për gratë me aftësi ndryshe. Përfaqësuesja e QKShK-së në takim, Rita Strakosha, foli për problematikën e dhunës ndaj grave, për mekanizmat mbrojtës që ofron shteti dhe shoqëria civile, përfshirë udhrin e mbrojtjes, strehëzat për gratë e dhunuara dhe linjat falas të këshillimit. Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Durrës, Meme Xhaferraj, prezantoi punën e bashkisë për mbrojtjen e grave të dhunuara. Ajo theksoi se në disa raste gratë nuk kanë besim se do të marrin mbrojtje të mjaftueshme nga shteti për të parandaluar përsëritjen e dhunës. Një sfidë për bashkinë është ngritja e shërbimeve për dhunuesit.

Adivie Hoxha, kryetarja e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Durrës, kritikoi në takim mungesën e infrastrukturës për para- dhe tetraplegjikët. Ajo theksoi se personat me aftësi ndryshe nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mbështetje.

Në takim u promovua libërthi “Copëza Jete”, me histori të grave me aftësi ndryshe dhe të rolit të burrave në jetën e tyre. Nxënësit lexuan 6 histori nga libërthi. Në vijim u transmetuan pjesët teatrale mbi dhunën gjinore, të realizuara dhe shfaqura më parë nga QKShK.  Takimi u mbyll me një diskutim mbi problematikën e dhunës në shoqëri.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e UNDP, UN Women dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s